Apollon Baçe: Agim Shehu i kërkoi Berishës të më eleminonte

Elton Tafaruci

Ish-gazetari i “Deutche Welle” Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një proteste në sheshin “Skënderbej”.

I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht për shkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.

Baçe tregon:

Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin. Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte ta qëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK-ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake.

E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për ta terrorizuar sa më shumë. Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushta dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur.

E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë. Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje. Unë u tmerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor i gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha.

I tregova për ngajrjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptova që gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.

Sipas Baçes fajin nuk e ka Berisha, se ai i “shpëtoi jetën” por Agim Shehu, zv.ministër i Brendshëm dhe drejtor i Policisë së Shtetit.

“Për mua ky është njeriu më negative që ka patur shteti shqiptar që nga rrëzimi i komunizmit. Vetë Berisha më tregoi se në një bisedë me të që Shehu i kishte kërkuar të me eleminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën”.

Share This Article
10 Comments
  • Ky Bace mua me duket si i vonuar, si down. Por sigurisht qe kjo nuk eshte nje arsye per ta vrare!

    • Bace down, nuk e kupton se bisedat midis Berishes dhe Shehut ishin te zakonshme per te eleminuar njerez. Ne qofte se ka ndaluar vrasjen e ketij idjoti ka lejuar vrasjet e shume te tjereve. Baces nuk i ben pershtypje qe biseda vrasjesh nuk duhet te kishte ne zyren e presidentit. Ku ndodh qe nje vartes ti flasi eprorit per vrasje, pra i pari qe i ka hapur nje teme te tille ka qene presidenti qe i ka lejuar vartesit te flase pa frike per vrasje me von. Dhe mos haroni ky debil ka qene korespondent i nje gazete gjermane

  • I nderuar Apollon

    Une kam dijeni te plote ne eliminimin tuaj.

    Fati e shpëtoj Apolon Bacen nga thikat e shentologjise,.

    Kam dijeni te plote se kete urdhër kundrejt pagesese e dha G. Haagu.

    Arsyja ishte puplikimi i disa artikujve kundër shentologjise.

    Gjithashtu u dha urdhër qe te vritet dhe gazetarja gjermane Rente Hartwig.

    Histori e gjate dhe e vjetër.

    Ti po qe aq i zoti kërkoi dëmshpërblim etj

    qe ti di me mire.

  • Ne kete rast,mendoj se nuk do ish bere keq,perkundrazi.
    Ky surrat,pa moral,aty dhe hajdut i provuar nga gjykata,ka shitur cdo gje,per te ti mbijetuar gjyqit dhe per nje karrige tek kembet e Saliut.
    Dhe per me teper dhe akademik,gje qe provon qe ky vend,po riperjeton mesjeten e pushtimit oriental.

  • Mjaf Apollon, ti djale i zonjes Baçi, se nuk jemi qypa qe te te besojme se te paska shpetuar Berisha nga gjakatari Agim Shehu. Na ngjalle kujtimet e atyre qe thonin se po na persekuton Koçi Xoxja pa dijenine e Enver Hoxhes. Mjaft se veçse na e shton neverine per fytyren tende te urryer.

  • O idjot , me te vertete mendon ti se Sali Berisha te vinte ty perpara Agim Shehut…. Te genjen ajo mendja jote e hallakatur por me mire mbylle gojen se te nxjerresh kesi brockullash qe vetem ti i thua dhe i beson

  • Po ky Apolloni nga gjirizi doli?! Pa le qe s’e paska fajin Berisha qe i rrahen! Po kus e ka fajin Edi Rama? Po ne te kemi pare si ke lehur ti edhe me ato veprat e artit qe o prdhe fare kur te vuri Saliu ti drejtoje.

  • Dhe ju zoti Bace besoni ne ate qe thote berisha?
    Naiv apo tifoz i berishes ? Kete nuk e ndaj dot

  • C’mund te presesh nga nje karakteriopat qe fillon karieren si ushtarak per tu bere pilot, me pas mender arkitekt, studjues sharlatan i keshtjellave mesjetare, ne vazhdim gazetar, analist mitoman me nje diksion monoton qe ngjan me ate te handikakeve, dhe finalja, divorcohet me gruan per tu martuar shoqen e vajzes tij adoleshente.
    Vetem per ilustrim; diku ne fillimet e viteve 90 sajoi nje mitomani sikur nje nate kur po shkone per ne shtepi dikush i beri atentat duke e qelluar me thike drejte e ne zemer, por……. per fat thika goditi cakmakun qe e mbante ne xhepin e kemishes. Keshtu qe fal cakmakut Apolloni eshte gjalle sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *