Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, ka alarmuar për tendencat që institucioni i inteligjencës të bjerë në duart e pushtetit.
Gjatë një interviste për gazetën “Tribuna”, ai ka thënë se PDK-ja nëpërmjet SHIK-ut dëshiron t’i futë duart edhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. “Fakti që ata i kanë sjellë dy ish-agjentët e SHIK-ut në komisionin e Kuvendit, për mua e bën më të vështirë punën për ruajtjen e AKI-së”, ka vlerësuar Krasniqi, duke saktësuar se bëhet fjalë për Fadil Demakun dhe Bekim Haxhiun, të cilat sipas tij, “kanë mision të veçantë”.
Ai ka treguar se nuk ka hequr dorë nga iniciativa e tij për krijimin e një komisioni parlamentar hetimor për këtë organizatë. Krasniqi ka folur edhe për vështirësitë që po has në grumbullimin e nënshkrimeve nga deputetët për ngritjen e një komisioni të tillë. / Kosova.com
Leave a comment