Hëna ndriçon si një pasqyrë,
vetëm flori edhe argjënd,
sonte s’e kam aspak vështirë,
të shoh atje portretin tënd!
Sa më magjeps pasqyrë e hënës,
që gjithë Planetin pasqyron,
po sot në çdo tik-tak të zëmrës,
veç emri yt më tingëllon!
Koha trokon-po unë kam mbetur,
një romantik nga të qëmotit,
ndaj tek kjo Hënë sonte jam tretur,
si kripë e bardhë në pikë të lotit!
Shiko sot Hënën pambarim,
mund ta kundrosh ti nga çdo vënd,
që nga Ajo-portreti im,
do té shkëlqejë në syrin tënd!
Në zëmrën tënde ëmbëlsisht,
ta ndjesh magjinë edhe këngën,
hape dritaren qetësisht,
vetëm ngri sytë e shiko Hënën!
Mund të të kapi pak trishtim,
po jo trishtim si për një hall,
një i pafundëm mallëngjim,
sepse trishtim të sjell çdo mall!
Veç një sekondë ta shikosh,
gjith’ natën sytë s’do t’ja ndash,
edhe aspak s’do ta kuptosh,
se si nga malli do të qash!
Mua gjithmonë në këto netë,
më turbullon Hëna e Plotë,
s’e kam kuptuar kurrë as vetë,
pse sytë më mbushen plot me lotë!
Një lot i ëmbël që më shlodh,
kur dot s’e ndaj jetën me ëndrrën,
ndaj moj e dashur mos u lodh,
kur ndihesh vetëm-shiko Hënën!
Hënën e Plotë-magji e netëve,
e dua në pafundësi,
se dhe tani-pas dyzetë vjetëve,
kur shikoj Hënën të shoh Ty!
Robër të saja neve mbetëm,
po më të mirë fatin s’e dua,
ndaj shiko Hënën kur je vetëm,
se do shikosh aty dhe mua!
3 Janar 2015

poezi te bukura si gjithmone perlat e tua ,ne poezine e lirikave, te shkruara me nje ndjenje te paster e te lara me lotet qe nuk i mban dot as burri me i forte,kur ka nje dashuri te madhe, per nje mike, qe mbeti vetem te quhet mike ……Një lot i ëmbël që më shlodh,
kur dot s’e ndaj jetën me ëndrrën,
ndaj moj e dashur mos u lodh,
kur ndihesh vetëm-shiko Hënën!
e bukur Beno, ploteson nje kujtim endere si ajo e
Grupit te Rinjeve Gjirokaster,me mjeshtrin e madh kengetarin e polifonise Gjirokastrite ARJAN SHEHU,kendon
VARU POSHT MOJ HENE
Varu posht moj Hënë,
hënë moj hënë.
Unë vi po s`më lënë,
hënë moj hënë.
Nëna me babanë,
hënë moj hënë.
Më thon ku ke qënë,
hënë moj hënë.
Kam qënë tek një djalë,
hënë moj hënë.
Që do të më marrë,
hënë moj hënë.
Ah! (Futja Pordhes)
Poezia e Arben Dukes me ngjason me poemen “Lucefarul” (Ylli) te Mihai Eminescut ku vajza dashurohet me yllin
Keshtu shkruante per Henen poeti kombetar Pilo Plepi 100 vite me pare:
Moj sybardhe, moj Hene leneshe
Qe me burre nuk di te flesh,
Qe nga mbremja ne agim
Jep e merr me qenin tim.
Dhe per dreq ti nuk terhiqesh,
Kur s’u poqe me nuk piqesh.
Leh pernate si e perdale,
Sic ben Sala digjital.