Arben Duka
(Lirikë)
Sa më magjeps pasqyrë e Hënës,
që gjithë Planetin pasqyron,
po sot në çdo tik-tak të zëmrës,
veç emri yt më tingëllon!
Koha trokon-po unë kam mbetur,
një romantik nga të qëmotit,
ndaj tek kjo Hënë sonte jam tretur,
si kripë e bardhë në pikë të lotit!
Shiko sot Hënën pambarim,
mund ta kundrosh ti nga çdo vënd,
që nga Ajo-portreti im,
do të shkëlqejë në syrin tënd!
Në zemrën tënde ëmbëlsisht,
ta ndiesh magjinë edhe këngën,
hape dritaren qetësisht,
vetëm ngri sytë e shiko Hënën!
Mund të të kapë pakëz trishtim,
por jo trishtim si për një hall,
një i pafundëm mallëngjim,
sepse trishtimi të sjell mall!
Veç një sekondë të shikosh,
gjith’ natën sytë s’do t’ia ndash,
edhe aspak s’do ta kuptosh,
se si nga malli do të qash!
Mua gjithmonë-në këto netë,
më turbullon Hëna e Plotë,
s’e kam kuptuar kurrë as vetë,
pse sytë më mbushen plot me lotë?!
Një lot i ëmbël që më shplodh,
ku dot s’e ndaj jetën me ëndrrën,
ndaj-moj e dashur-mos u lodh,
kur ndihesh vetëm-shiko Hënën!
Hënën e Plotë-magji e netëve,
e dua në pafundësi,
se dhe tani pas dyzet vjetëve,
kur shikoj Hënën-të shoh Ty!
Robër të saja neve mbetëm,
po më të mirë fatin s’e dua,
ndaj shiko Hënën kur je vetëm,
se do shikosh aty dhe mua!
Shënim i autorit: Brenda muajit Qershor, nën titullin e kësaj lirike (Shiko Hënën), del nga shtypi libri im më i ri me balada dhe lirika. Ky titull i ri, vjen pas titullit “Si Mona Liza”, botuar në Korrikun e vitit të kaluar.

Beni ,si gjithnje i ri dhe me energji te pashtershme.
Rrofsh sa malet !
ILOVE JOU BENI I DASHUR E I MIRE , VJERSHAT E TUA JANE EMBELSIRE
I Pashtershem burim-frymezimi yt…jete te gjate…bashke me familjen tuaj dhe qofsh gjithmone…i mprehte i fresket….ne krijmtarine artistike…
Liber interesant qe e dua ne bibloteke…
ben duka nihilist komunist dhe llapaqen
” ashtar” vetem shqiptar nuk je.
Per ty ashtar mbetesh njeri pa energji pozitive dhe pa frymezime letrare .Ti nuk di te blesh as batutat
bravo mjeshter ARBEN i shume poezive,te kengeve hisorike,epike te luftes e te lirikes
lirikat e poezive te benit jane perla,qe te bejne te dashurosh cdo bukuri te jetes e te natyres dhe te vlerave njerezore qe krijohen vetem per dashurine e madhe njerezore e jo per vrer
teksa lexoj kete lirike ,me del perpara grupi i gjirokastres me kengen
lexoni benin dhe degjoni kengen cfare mrekullie ben folklori popull dhe arben duka me liriken SHIKO HENEN
VARU POSH MOJ HENE
Varu posht moj Hënë,
hënë moj hënë.
Unë vi po s`më lënë,
hënë moj hënë.
Nëna me babanë,
hënë moj hënë.
Më thon ku ke qënë,
hënë moj hënë.
Kam qënë tek një djalë,
hënë moj hënë.
Që do të më marrë,
hënë moj hënë.
Category