Aktorja amerikane, Uma Thurman, protagoniste e kalendarit “Campari 2014”, ka folur edhe për raportin e saj me futbollin, duke treguar se mbështet një ekip italian.
“E adhuroj Italinë në tërësi. Si qytete preferoj Romën e Milanon, por sidomos pëlqej skuadrën e Interit. Më kanë çuar të shoh edhe skuadrën tjetër të Milanos, por mund të them se më ka mbetur në mendje vetëm skuadra interiste…”.
