Efektet negative të përdorimit të drogës në shëndetin e përdoruesve janë botërisht të njohura. Por për ata që kanë nevojë për të tjera prova, një set fotosh ku duket ndryshimi në fillim dhe pas disa muajsh për përdorimit të metamfetaminës, sjellin krahasimin që të shokon.
Koleksioni i fotove është vazhdimësi e fushatës së 2004-s “Fytyra e drogës” dhe tregon se si viktimat e drogës shndërrohen brenda pak muajsh.
Në fytyrat e përdoruesve dallohet qartë mungesa e dhëmbëve, lëkura e acaruar dhe mollëzat e enjtura. Fytyrat e tyre kanë ngjyrë gri dhe flokët shpesh janë të rëna.
Fotot janë mbledhur nga zyra e sherifit në Oregon dhe paraqesin përdorues të të gjitha llojeve të drogës, nga kokaina, heroin dhe metamfetamina. Ato janë publikuar për të rritur vëmendjen ndaj dëmeve të mëdha që përdorimi I drogës shkakton në shëndet. “Të gjithë nisin eksperimentet në shkollë të mesme apo në fakultet. Të gjithë personazhet në foto e kanë nisur me kanabis fillimisht, për të kaluar më pas në drogat si kokaina apo heroina”, tha deputeti Bret King, një nga ideatorët e fushatës së ndërgjegjësimit në 2004.