“Tani është në lojë edhe e ardhmja e familjes së tij. I biri është një lojtar i dobët dhe i kapur, me probleme familjare dhe i pazoti me përballue intrigat e komplikuara të Tiranës. E bija është shumë e zgjuar por ka probleme personaliteti dhe që nga viti 1997 ka qenë dhe është në shënjestër…”
Shinasi Rama ka shkruar një analizë të gjatë në faqen e tij në FB ku komenton pse-të e vëmendjes së jashtëzakonshme që po iu kushtohet zgjedhjeve shqiptare të qershorit nga të huajt. “Është shumë shqetësuese për ata që e duan demokracinë, të drejtën dhe vullnetin e popullit – thotë ish-lideri i dhjetorit që sot jeton në SHBA dhe shton:
“…Të huajt janë tejet të shqetësuar dhe kjo duket nga niveli i personaliteteve që po merren me zgjedhjet. Ardhja e një personaliteti me peshë nga SHBA, si Guvernatori Dean, i cili ka qenë edhe kandidat për president e kryetar i Partisë Demokratike në SHBA tre muaj e ca para zgjedhjeve, nuk është fare shenjë e mirë. Dhe hutimi i tij mbas takimeve me prijatarët e parisë, që e shohin veten fitimtarë, është një shenjë shumë e keqe. Po ashtu deklaratat e personaliteteve europiane, që nga e përhershmja Doris Pack tek Komisioneri Stefan Fyle dhe raportuesi Kukan janë shenja të qarta se jo vetëm SHBA por edhe europianët nuk janë fort të sigurt me lojën dhe me lojtarët në Tiranë…”
Për Shinasi Ramën, këto zgjedhje “janë si ajo loja me karrige”. Shkruan Rama ndër të tjera: “Kur të pushojë muzika, njëri nga lojtarët nuk do të ketë vend që të ulet dhe prandaj duhet që të dalë nga loja. Në rastin tonë, interesat jetike të lojtarëve më kryesorë politikë janë të tilla që asnjëri nuk mundet të humbë sepse ashtu del nga loja dhe humbja është fillimi i kalvarit të pasigurisë që në xhunglën shqiptare përkthehet në shumë mënyra. Në një vend ku gjithçka është paraja, mund të përfundosh si Fatos Nano, dhe të fillosh të paguash edhe për djathë të fërguar. Edhe pse midis fatit të Nanos, Charles Taylor dhe të Gadafit, këta pjesëtarë të parisë do të zgjidhnin atë të Nanos, e vërteta është se asnjëri nuk është i sigurt se nuk do të përfundojë në burg si Sanader apo edhe më keq. Në shtetin shqiptar, çka sjell ora, nuk e sjell moti, dhe këta që kanë bërë të 99-at gjatë motit, i druhen asaj orës kur mund të japin llogari…”
Më pas, Shinasi Rama shtron pyetjen: “Ku do të mbytet Sali Berisha?”. Dhe shkruan: “…Sali Berisha nuk ka ku shkon. Saliu ka ende frikën e asaj kohe kur iu kundërvu botës dhe të gjithë e lanë në baltë e ngeli me 12 vetë në Presidencë. Aq më tepër që tani është në lojë edhe e ardhmja e familjes së tij. I biri është një lojtar i dobët dhe i kapur, me probleme familjare dhe i pazoti me përballue intrigat e komplikuara të Tiranës. E bija është shumë e zgjuar por ka probleme personaliteti dhe që nga viti 1997 ka qenë dhe është në shënjestër. Dhëndri i tij është i pabesueshëm dhe peshë e lehtë, edhe pse beson se është i zoti, pa qenë aq i zoti. Logjika e Saliut është që ai mbijeton vetëm me një opozitë bllokuese e shumë të fortë që ai vetë duhet të drejtojë sa të ketë frymë. Prandaj Saliu nuk do të ndalet para asgjëje për të promovuar ato 25 vetët e familjes dhe këta rrotat e makinës që herë janë lart e herë poshtë, por që gjithnjë kanë shtyrë përpara makinën e Saliut e të gjithkujt që i ka përdorur, tipat si Arben Imamin, Eduard Selamin, etj. Po ashtu, Saliu është mjeshtër i mbajtjes së njerëzve peng. Saliu është edhe mjeshtër i lojës me hijet në mur, një lojë që të huajt e kanë shumë frikë sepse shkon lehtë në luftë civile. Por, edhe pse e din se nuk e mban dot qeverinë kështu si janë punët, Saliu nuk ka ku shkon. Zgjidhja e vetme që ka është intensifikimi i përplasjes midis shqiptarëve…”

Sala e di qe do ta haje, po sa do ta haje ai nuk e di? Tani ka hallin e shtepise se vet, te familjes se tij qe t’i ruaj. I ruhan, se e di deri ku e kane cuar zullumin. Sala te mos merzitet se do t’i shikoje vete femijet e tij kur do t’i ja RRUAJNE te tjeret, ne kete bote lahen te gjitha. Boll te babeziturit Cuni i Babit, Goca e Babit dhe dordoleci Dhendri JamSerb Malltezi. Sala duket i qete , por e shikon qe ditet dhe oret po i numerohen mbrapsh. Plakut Mere i erdhi fundi, do t’i gjuaj me TOP Mato Gruda, (populli) , hi do ta bej.