Shinzo Abe, kryeministri i ri japonez

anazapta

Shinzo Abe, lideri konservator i liberaldemokratëve do të jetë kryeministri i ri i Japonisë. Në bazë të exit polleve japoneze, liberaldemokratët kanë sigurinë se do të marrin 240 vende nga 480 që ka Dhuma e Ulët e Deputetëve. Abe, për të dytën herë në karrigen e kryeministrit, bëhet kështu i shtati kryetar qeverie i zgjedhur në Japoni brenda 6 vjetësh.

Abe, 58 vjeç, është pikë referimi për nacionalistët japonezë dhe mbështetet nga shoqata “Ganbare Nipon”, promotore e protestës së madhe antikineze, e cila lidhet me përplasjet diplomatike për sovranitetin  e ishujve Senkaku dhe Diayou. Abe vjen nga një traditë familjare politike. Babai i tij, Shintaro, ka qenë ministër i Jashtëm, ndërsa gjyshi Nobusuke Kishi ka qenë kryeministër vite më parë.

“Fitorja e liberaldemokratëve është konsoliduar pak nga pak pas dështimit të demokratëve gjatë 3 viteve të fundit”, tha Abe pas rezultateve të dala nga exit pollet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *