Shirat në Tiranë, Basha mbledh Shtabin e Emergjencave

Dita

Pas rënies së shirave ditët e fundit edhe në  kryeqytet, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Basha ka mbledhur shtabin e emergjencave.

Me afrimin e zgjedhjeve vendore, edhe kjo lëvizje e bashkisë e drejtuar nga kreu demokrat ngjan me një strategji, ndonëse ende në kryeqytet nuk ka ndonjë rrezik evident për përmbytje. “Jam këtu për të inspektuar shkollën “Qazim Turdiu” ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë. Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Dje në mbrëmje, kryetari i Bashkisë, Z. Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë së Tiranës për t’i bërë ballë situatës së reshjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës kanalizimet të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta” , deklaroi nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *