SHISH blen pajisje që zbulon përgjuesit në makinë

Elton Tafaruci

Shërbimi Informativ i Shtetit ka filluar të lëvizë në fushën e kundërzbulimit, ndërsa ka treguar sërish “sekretet”.

SHISH ka hapur procedura për blerje aparat tester për autodiagnozë të sistemit elektronik të automjeteve”. Mësohet se fondi limit është 14 milionë lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 15 ditë kalendarike, nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Tenderi do të bëhet më datë 6 shtator te SHISH.

Sipas kërkesave, aparati duhet të jetë multifunksional, të kryejë teste, të lokalizojë vendndodhjen e komponenteve të ndryshëm në mjet dhe të të paraqesë diagramet e qarqeve, diagramet e lidhjeve elektrike, shpjegim skematik të komponenteve të ndryshëm.

“Aparati duhet të jetë i pajisur me aksesorët përkatës dhe adaptorët për të gjithë llojet e automjeteve, të jetë i ri, me zero orë pune dhe i shoqëruar me katalog përkatës, portabël dhe të funksionojë në temperaturë -5 deri 40 gradë celsius” thuhet në këto dokumente.
Sipas tyre, mundësia për diagnostifikim dhe database e kompletuar për të gjitha llojet e automjeteve; evropiane, aziatike dhe amerikane. Të ketë porta komunikimi wireless dhe USB. Të ketë fishë universal e integruar për të gjitha kategoritë e automjeteve mbi vitin 1999. Monitori të jetë “touch screen”, mundësi zgjerimi me monitor të jashtëm, rezolucioni 800×600, raporton Shqip.

Gjithashtu të ketë sistem të ushqimit “dual mode”, bateri litium i dhe të sigurojë 2 orë autonomi të aparatit. Mësohet se ky aparat të ketë dy sisteme të integruara dhe kanale dalëse, mundësi aksesi e aparatit për të realizuar kodifikime dhe programe. Programi i këtij aparati të jetë operacional për diagnostifikim dhe pa limit kohor, të jetë i përditësuar për vitin 2016, të ofrojë mundësi azhurnimi të mëtejshëm dhe program mbështetës online. Shoqëria që do të fitojë këtë tender duhet të bëjë trajnim fillestar për vendosjen në punë të aparatit dhe trajnime të mëtejshme sipas kërkesës së përdoruesit për vitin e parë dhe të dytë.

Share This Article
4 Comments
  • Pse nuk e thoni troc po i bini shume gjate:
    Krmineli Saleh po blen edhe nje tjeter “Qytetar Dixhitalb”

  • Shum mire

    Sherbimi sekret duhet te kete te gjitha pausjey e mundeshme te pergjimit , sic i kane gjith sherbimet sekrete ne bote

  • Jo po,ne monizem kishim ne cdo tre veta nji spiun.Tashti kemi shtetin me ligj qe te pergjon dhe nuk te len me fol gjithshka.Demokratizimi i lirise i popullsise do pergjohet edhe kur je duke shterzye ne WC per te kryer jashtqitjen e radhes fiziollogjike.
    Liria e diktatures do jete llafe ne kujtesen e popullit e vecanarisht per ato qe kujtojne pseudonimet:
    Penicilina,karramanja,ciftelia,desinjatorja etj etj.Mjafton kaq se e dijne vete ato qe i sherbyne diktatures me spiunllek tue padit njerzit e vet deri ne celizen e familjes.
    Nji keshille:
    Meqe jemi ne ujdisjen e rreformes ne drejtesi.Duhet te behet spastrim gjeneral ne institucionin e SHISH-it.Vendosja e Vishos ne ate detyre nga kryagjenti Berisha do e ket mbushur plote e perplot didektive e agjenta si mizat ne kercu.

  • MH ja fute lot.
    Nuk e di pse duhet te perbente ky nje lajm “senzacional”.
    Gazetari i “Shqip” duhet te jep pergjegjesi per nxjerrjen e sekretit shteteror!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *