Janë 26 shqiptarë aktiv në krah të luftëtarëve të ISIS-it dhe organizatave të tjera, që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit.
ABC News ka mësuar se sektori i antiterrorit në policinë e shtetit me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetërore, kanë zbardhur emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri.
Burimet thonë se emrat e këtyre personave janë zbardhur nga hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të clët kishin destinacion Sirin.
Për formulimin e kësaj liste, burimet thonë se kanë kontribuar edhe deklarimet e personave të kthyer nga lufta në Siri, kontaktet me familjarët e disa prej tyre dhe informacioneve operative.
Nga ana tjetër, mësohet se edhe institucioni i SHISH-it ka verifikuar emrat nga homologët e tyre turq, italian, grek, maqedonas dhe kosovar, pasi disa prej shtetasve shqiptar kanë përdorur aeroportet dhe pikë kalimet kufitare të këtyre vendeve për t’ju bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak.
Por nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këta persona, të jetë larguar drejt vendeve të BE-së për shkak se kthimi në Shqipëri është i pamundur, që pas ndryshimit të ligjit që burgos të gjithë ata persona që kanë luftuar në vendet e huaja.
Gjithashtu, burimet thonë se vendndodhja e disa prej tyre nuk dihet, për shkak se mungon informacioni i detajuar.
Edhe disa nga familjarët e këtyre personave, janë shprehur se prej kohësh nuk kanë kontakte me njerëzit e tyre, siç ishte edhe dëshmia e vajzës së Mustafa Kuçit i cili është larguar në janar të 2014 nga Shqipëria.
Nga ana tjetër burimet thonë se më aktivët në luftime në Siri dhe që dihet vendndodhja e tyre është për shtetasit Almir Daci i njohur si ish-imami i xhamisë së Leshnicës, i cili është larguar së bashku me familjen drejt Sirisë.
Sipas prokurorisë, ky ka qenë edhe personi i kontaktit me të pandehurit që ndodhen në process gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si rekrutues të besimtarëve musliman. Bashkë me Almir Dacin mendohet se janë edhe Nertil Hysenllari, Adrian Kuqo, Besmir Cake dhe Krenar Shuli.
Sipas policisë, kësaj liste mund t’i shtohen edhe shtetas të tjerë shqiptar të cilët kanë qenë në emigrim dhe që andej i janë bashkuar luftëtarëve në Siri e Irak. Mësohet se numri i këtyre personave nuk është saktësuar për shkak të vështirësive të kontakteve të mundshme me familjarët e tyre, që nuk tregojnë bashkëpunim thonë burimet e policisë.

Keta persona jane jashteqitje e kombit dhe nuk ke ç’fare ti duash te kthehen ne atedhe.
Kurre mos u kthefshin e atje shkoshin edhe te gjith te tjert si mendojn si ata.Do pastrohej vendi nga muturinat turke.
do zoti nuk kthehen me
si nuk pash njeri te shkonte ne luften e kosoves
Kolonel , jo vetem qe ke te drejt por keta jane me plot gojen me i rras ne birucat e ligjet e Dulles , jo qe skan byth por me rrace spiunash nuk kane keta emra jan nga ne apo koqevar qe bejn trimin dhe pshuren e njof ket rrace 32 vjet dhe sja u kemi pas besen kurrrrre , te shisnin per dy grosh se mendoj kurre qe nje shqiptar te veproj si kjo rrace e poshter.