‘Java News’ citon një raportim të SHISH mbi konfliktin mes familjeve Prenga dhe Cali.
Sipas saj grindja ka nisur në lokalin e familjes Cali në Patok.
Sherri mes tyre ka përshkallëzuar në perdorimin e sendeve të forta, mjeteve prerëse madje edhe armëve të zjarrit për pronësinë e Lagunës së Patokut.
Ka qenë pikërisht deputeti Prenga i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht me qytën e pistoletës dy anëtarë të familjes Cali, dhe më pas ka qëlluar në ajër.
Forcat e rendit janë njoftuar për situatën duke mbërritur në vendin e ngarjes.
Pas arrestimit të 34 personave në kushtet e flagrancës, mes tyre e deputetit të PS, ata janë transportuar në Komisariatin e Polocisë.
Burime nga SHISH për JavaNews tregojnë se situata në Komisariat ka qenë shumë e tensionuar dhe të kujtonte vitin e errët 1997.
Në këtë moment janë njoftuar autoritetet më të larta të rendit si Ministri Saimir Tahiri, Kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i SHISH Visho Ajazi dhe Kryeministri Edi Rama.
Autoritetet kanë vendosur transportimin e deputetit të vënë në pranga në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërkohë që Llalla ka njoftuar Kuvendin për të marrë autorizimin e nisjes së hetimeve dhe mbajtjen në pranga te Prengës.

Edhe ky njoftim e nxier “mbretin” ( genjeshtarin intrigant) lakuriq-cullak.
Afermenç, atij nuk i nxihet faqja. I ka plasur “delli i ballit”.
Ps ja eshe ne nje prove te forte kete here, nese nuk zbatohet ligji dhe qe armando prenga te riije ne burg dhe te denohet sic e parashikon ligji per te gjithe shtetasit shqipetare per nje krim te rende qe ka kryer, atehere Ps ja e ka te sigurte rrugen per ne opozite.
Nuk eshte hera e pare qe armando prenga eshte protagonsist ne ngjarje te tilla te renda kriminale. edhe vellai i tij arben prenga ka qene protagonsist disa vite me pare ne vitin 2000 ne rrembimin dhe me pas dhunimin e shefit te komisariatit te policise Lac.
Njerez te tille e kane vendin vetem ne burg ndryshe shoqeria do te jete e rrezikuar nga njerez te tille qe mbjellin vetem frike dhe terror.
Nje deputet me shume per LSI-ne mesa po shoh, asgje mbi ngjarjen
SHISH,mos u beni pale me te keqen sepse deklarata juaj nuk argumenton shkakun e viktimave..!! Te qellosh lart dhe te zere plumbi poshte..!?
Po gjurmet e barutit ne doren e Prenges…
Po gezhonjat qe nuk perkojne me plumbat e gjetur tek viktimat…
Sa arme zjarri jane sekuestruar ne cilesine e proves dhe ku jane te tjerat..