Devijimi i SHISH

anazapta

Kolonel Besnik Shamblli në këtë intervistë për gazetën ‘DITA ’ analizon situatën aktuale nëShërbimin Informativ dhe problemet që janë krijuar duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Një histori me  shërbimet e huaja analoge, kur ka filluar devijimi i rolit të këtij shërbimi në Shqipëri dhe si mund të dilet nga situata aktuale. Çfarë i këshillon konkretisht kreut aktual të shërbimit Visho Ajazi?

 

Zoti Besnik, kohët e fundit po flitet shumë për Shërbimin informativ dhe problemet aktuale të tij. Cili është mendimi juaj për zhurmën që po bëhet?

besnikDo të thosha se kjo zhurmë pasqyron thelbësisht problemet që ka ky shërbim. Unë po tregoj këtu një shembull për të parë diferencën që ekziston mes nesh dhe botës. Historia moderne na mëson se sa më i zhvilluar dhe sa më i fuqishëm të jetë një vend, aq me cilësore dhe më të fuqishëm janë e duhet të jenë shërbimet e tij inteligjente. Këtë e dëshmojnë institucione të tilla si shërbimet sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, të SHBA, Rusisë, Izraelit, e sidomos Kinës, një nga shërbimet më të vjetra e absolutisht me më pak agjentë të dekonspiruar. Po historia e aktiviteteve të shërbimeve sekrete ka treguar se, krahas rezultateve të paçmueshme për vendin a shtetin përkatës, janë verifikuar edhe veprimtari e operacione të ashtuquajtura “devijime”, pra, në kundërshtim me Kushtetutat dhe interesat e afërta dhe të largëta të vendeve e shteteve të tyre.

 

Çfarë janë këto devijime dhe për çfarë rrezikohet prej tyre?

Këto devijime janë shoqëruar me shfaqje të krimeve të mprehta si atentate masive me mjete të rrezikut të shtuar, vrasje cilësore, rrëmbime, keqësim të situatave ekonomike, politike, etj. Për të mos lejuar devijimin e veprimtarisë së strukturave sekrete apo inteligjente, vendet me demokraci funksionale të shtetit të së drejtës aplikojnë një legjislacion të gjerë, kompleks për kontrollin skrupuloz e periodik të veprimtarisë të këtyre shërbimeve, kontroll i cili realizohet kryesisht nëpërmjet legjislativit, ekzekutivit etj.

 

Po situata tek ne me këtë shërbim si është?

Kushtetuta dhe ligji shqiptar autorizojnë të zhvillojnë veprimtari sekrete inteligjente institucione të tilla si SHISH, Policia e Shtetit, Ushtria dhe SHKB-ja e burgjeve. Puna e këtyre strukturave aktualisht lë shumë për të dëshiruar, sidomos në drejtim të zbulimit, goditjes e parandalimit të krimit të organizuar e korrupsionit për sektorët që mbulojnë, duke mos aplikuar veprime inteligjente e zbatuar me zhdërvjelltësi format dhe mjetet që u janë vënë në dispozicion. Këto janë mjetet dhe format më efikase të luftës kundër krimit, pa aplikimin e të cilave nuk zbulohet. Në qoftë se organizatat kriminale apo pasojat negative të veprimeve të tyre dëmtojnë interesat e qytetarëve apo vendit, përgjegjësia kryesore bie kryesisht mbi këto agjenci ligjzbatuese. Ndonjë prej këtyre strukturave është edhe e fryrë si në numër, ashtu dhe pajisje të kushtueshme. Kështu agjencia inteligjente e ushtrisë duket e ekzagjeruar dhe nuk justifikon harxhimet për mbajtjen e një efektivi për një ushtri modeste dhe e integruar në NATO. Ky fenomen rrit mundësinë e devijimit negativ të veprimtarisë së këtyre strukturave, si ndodhi në 6-mujorin e parë të vitit 2013.

 

Kur ka filluar sipas jush devijimi i veprimtarisë së shërbimit sekret?

Unë mendoj se devijimi i veprimtarisë së strukturave sekrete shqiptare ka një histori më të bujshme duke iu referuar veprimtarisë antikushtetuese të SHIK-ut në periudhën ‘92-‘97. Fjalimi i shefit të këtij shërbimi në parlamentin shqiptar në vitin 1997 është një rast skandaloz. Ai, në mënyrën më mjerane apo groteske akuzoi fqinjët për veprimtari të hapur antikushtetuese ndaj Shqipërisë. Këtë akuzë ai mundohej ta provonte me veprimtarinë “antikushtetuese” të disa pleqve në jug të vendit, veprimtari e cila ishte dokumentuar 30 vjet më parë nga struktura paraardhëse (Sigurimi). Kapo i SHIK-ut shkoi deri aty sa të ngarkonte me përgjegjësi për gjendjen edhe disa të ashtuquajtura veprime të diplomacisë e shërbimeve amerikane kundër Shqipërisë, në një kohë që direkt vetë furnizonte me naftë e takohej me përfaqësuesit e shërbimeve kundërshtare serbe. Ky është devijim tipik antikushtetues i SHIK-ut të asaj kohe. Por, kulmi i devijimit të një shërbimi sekret me pasoja shkatërruese për vendin, ishin ngjarjet e vitit 1997, kohë në të cilën drejtuesi i shërbimit sekret u vu në krye të ushtrisë! Në këtë fushatë pati qindra të vdekur dhe vendi u shkatërrua deri në rrezik të ekzistencës. Për fat të keq, këto përvoja nuk shërbyen si mësim për mbarëvajtjen e shërbimit sekret shqiptar pas vitit ‘97. Në frymë të theksuar politizimi dhe tarafi, drejtimi politik i vendit ka dëmtuar zhvillimin cilësor të shërbimeve, me gjithë ndihmën e pakursyer të aleatëve strategjikë të vendit tonë. Zgjedhjet dhe emërimi i drejtuesve kryesore të shërbimit ka ndikuar negativisht. E thënë kjo për vetë kompetencat e pakufizuara që i jep ligji ekzistues atij si për miratimin e veprimeve në shkallë vendi ashtu dhe ekskluzivitetit në kompletim dhe emërimeve në të gjithë zinxhirin drejtues të shërbimit. Po të tilla janë edhe përgjegjësitë që ata duhet të mbajnë kur në shkallë të gjerë nuk zbulohen krimet apo dështojnë operacionet në shkallë shërbimi. Gjithë agjencitë e botës vënë në krye të tyre elementë patriotë, të përgatitur dhe me eksperiencë.

 

Kush duhet të përgjigjet për këtë situatë?

Në 22 vite në Shqipëri asnjëherë nuk janë zbatuar këto kritere. Drejtuesit kryesorë të shërbimit apo policisë janë vendosur e kanë rënë viktima të drejtuesve politikë të vendit ose kane rënë nën influencën e atyre që kanë vegjetuar e vegjetojnë për një copë buke në këto shërbime. Përgjegjësi direkt bie mbi politikëbërësit të cilët, të nisur nga familjariteti i shoqëruar me frikë, kanë katapultuar në këto poste të paaftë  me mungesë patriotizmi. Kontrolli i shërbimeve kryesisht realizohet nga kryeministri. Duke patur parasysh ngarkesën e kryeministrit dhe rëndësinë, specifikat e punës së mbyllur të shërbimit, vështirësitë shtohen, lind nevoja e një këshilltari ose grupi të vogël specialistësh të sprovuar. Shembull janë SHBA, ku ekspertë dhe këshilltarë për sigurinë kombëtare zgjidhen persona të staturës së Kondoleza Rais, me të cilën nuk besoj se ngjan këshilltarja aktuale e Kryeministrit. Edhe ajo ka përgjegjësi: nuk duhet të kishte lejuar e duhej të parandalonte devijimet në veprimtarinë e SHISH-it për moszbulimin e krimit të organizuar dhe urdhrit për ndjekjen e të gjithë drejtuesve të policisë. Ndërsa për këshilltarin e presidentit shqiptar, është më mirë të mos flasim. Me çfarë merren qindra inspektorë në SHISH, që paguhen për të zbuluar krimin e organizuar në nivelet e larta, i cili po sfidon në mes të ditës. SHISH-i ka detyrë e mundësi më të mëdha se Policia, për të ndjekur krimin e “jakave të bardha”, lëvizjen e parave të krimit etj. Apo, mos vallë, janë mjaftuar e marrë rrogën për informacione të pasakta e pa vlerë për persona që nuk i pëlqejnë shefit të shërbimit apo kryeministrit të kohës? Kështu ndodh kur në këto struktura nuk ka asnjë ekonomist apo teknicien të devotshëm, të depolitizuar, të cilët mund të tërheqin informacion e të rekrutojnë specialistë të aftë që mund të informojnë mbi situatën kriminale në shkalle vendi. Në Shqipëri, i ngarkuar me ligj si organizëm kryesor kontrolli për veprimtarinë e agjencive të punës sekrete; është, apo duhet të jetë, Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Kuvend. Deri më sot, për 22 vjet, ky organizëm në këtë fushë ka analizuar e kaluar për miratim vetëm buxhetin vjetor të SHISH-it; nuk ka realizuar asnjë seancë pyetjesh, kërkesë llogarie e analizash për defektet e mosarritjet e agjencive. Këta deputetë nuk kanë marrë asnjë iniciative ligjore të domosdoshme për përmirësimin e kuadrit ligjor që lidhet me veprimtarinë konkrete të shërbimit etj. Jo vetëm kaq, por ky Komision ka lejuar të kalohen me miratim ligje të ideuara që i kanë shërbyer krimit të organizuar dhe politikanëve të kapur e të korruptuar. Ka qenë insistimi i përfaqësuesve të Europës dhe aleatëve forcimi i kontrollit ndaj veprimtarisë së shërbimeve sekrete. Mbi këtë bazë u arrit të propozohej qysh në legjislaturën e vitit 2001 që të formohej e të funksiononte, nënkomisioni parlamentar për kontrollin e veprimtarisë së SHISH-it, si pjesë e Komisionit të Sigurisë. Formimi i këtij nënkomisioni u zvarrit dhe akoma nuk është formuar. Ata që e kanë penguar, pse kanë frikë nga kontrolli ndaj agjencisë?

 

Cili është problemi aktual i SHISH?

Problemi më i rëndësishëm i këtyre ditëve në Shqipëri është ai dyshimeve për devijime antikushtetuese në veprimtarinë e SHISH-it, lidhur kjo me urdhrin për kontrollin e drejtuesve kryesore të Policisë së Shtetit. Urdhri për vënien në kontroll të të gjithë drejtuesve është shkelje e hapur kushtetuese. Jo vetëm që shkelen të drejtat minimale të qytetarëve, por kur kjo orienton në bllok investigimin për një strukture shtetërore, janë indicie e dyshime për punë me pasoja shumë të rënda që mund të jenë bërë apo planifikohet të bëhen. Nuk ka ligj që e pengon SHISH-in të ndërmarrë veprime kontrolli ndaj elementëve që kanë indicie kriminale, qoftë dhe ndaj atyre që janë në drejtim të Policisë së Shtetit, persona të tillë nuk mungojnë edhe aktualisht. Por kjo gjithmonë kërkon të informohej e miratohej paraprakisht nga përgjegjësi i ekzekutivit. Si do t’u vinte drejtuesve të SHISH-it sikur me iniciativën e drejtuesve të policisë kriminale t’u fusnin mikrofona përgjimi, në bllok, pa të drejtë në jorganin që ata mbulohen. Vetëm për shkakun se njëri prej tyre ka dyshime për veprime kriminale, materiale të cilat i gjen me okë në bisedat e mejhaneve shqiptare. Gjithashtu, gjendja e vajtueshme e rrjetit informues sekret, detyrë kryesore e shërbimit, e që është burimi i shumë dështimeve të strukturës, gjendje për të cilën drejtues e pjesëtarë të shërbimit mbajnë përgjegjësi, të paktën për shpërdorim detyre, me pasoja të rënda. Këtë e di mirë drejtuesi kryesor i agjencisë, i cili ka një pjesë të përgjegjësisë për dy vitet që drejton shërbimin, ashtu si drejtuesit e rinj të policisë për 7 muajt që drejtojnë e që megjithëse kanë rënë në gjurmë të këtyre krimeve, me mungesë të theksuar profesionalizmi nuk kanë rikuperuar asnjë shumë të prodhuar nga krimi i organizuar. Ky duhet të jetë objekti i hetimit të komisioneve parlamentare dhe jo heqja apo shkarkimi i 300 oficerëve, heqje, e cila pa frikë duhet të bëhet menjëherë e të kapë shifrën e mbi 1000 efektivëve të kujtdo krahu qofshin si përgjegjës për degradimin e sektorëve. E, të mos përdoren justifikime bajate se reforma gjoja ka prekur policë me dy diploma të arsimit të lartë apo specializime jashtë shtetit, gënjeshtra që mund të verifikohen në rrugë elektronike e për 5 minuta e të rezultojnë false apo të blera. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të larguarit nga pozicione delikate të punojnë në sektorë të tjerë të policisë, si e meritojnë, duke u zëvendësuar me elementë të rinj e të përshtatshëm dhe të arsimuar.

 

Po ngërçin në marrëdhëniet e kreut të SHISH me Kryeministrin si mendoni se m und të zgjidhet?

Marrëdhëniet aktuale të drejtuesit të shërbimit sekret me kryeministrin duken që nuk shkojnë vaj, por konstatohet se kundërvënia e drejtuesit politik është në kufijtë e demokracisë “së butë”, edhe pse situata kriminale është në kreshendo. Këtij drejtuesi të shërbimit sekret, miqësisht, dua t’i kujtoj një thënie të një matematicieni të shquar që jetoi në shekullin e shkuar: “Matematika është mbretëresha e shkencave, por teoria e numrave është mbretëresha e matematikës”. Duke mos qenë në gjendje të rregullojë situatën, jo vetëm për faj të tij, e të justifikojë besimin e taksapaguesve, ai lipset të mënjanohet dhe të jetojë në një vend ideal, meqë e ka të zgjidhur edhe problemin e shtetësisë kësisoj.

Intervistoi: Erion Habilaj

Share This Article
16 Comments
      • Interesant se avokatine e politikes socialiste e bejne ca kolonele, ambasadore, gazetare, “te pamvarur” me ca mbiemra qe te kujtojne eliten e pushtetit diktatorial komunist.

  • Visho Ajazi te jape llogari dhe te bej ca vite burg per cfare demi i ka sjell siguris kombetare pastaj te vej o ne te semes ose na kanada.

  • KUJT I DUHET SHIK-u NE SHQYPNI?

    Kjo do te ishte nje pyetje me llogjike per vendin tone si nje “THES I SHPUAR” nga te gjitha anet sesa nga ato qe mesojme nga deklaratat dhe intervistat si DACIBAO te Kohes se Qepes per nevojen Agjensise se spiuneve tane si “Shpetimtare te Kombit dhe Vatanit”.

    Enveri ne kohen e vet gjithashtu duke mesuar nga Titua dhe Stalini krijoi Sigurimin Famekeq te Shtetit qe me teper masakroi shqyptaret sesa i mbrojti ata nga ARMIKU i Jashtem.

    Nuk ka nevoje te flasim per SHIK-un e Gazidedes dhe krimet gjakatare te tij kunder njerezve krejt te pafajshem, organizate e tipit mafioz qe vetem per Sigurine Kombetare nuk u kujdes asnjehere, perkundrazi Shqypnia u be STROFULLA e terroristeve nga mbare Bota dhe nje vend i preferuar i Al Kaedes se Bin Ladenit. Shpesh here CIA organizonte aksione ne vendin tone per kapjen e terroristeve ismlamike me seli ne Tirane dhe SHIK-u albanez nuk njoftohej fare, ose merrte njoftime vetem disa ore para fillimit te aksioneve.

    Sot ne Shqypnine e tritolit dhe dinamitit SHIK-u i Visho Ajazit eshte bere si nje organizate qe merr LEKAT cdo muaj ne bordero per agjentet e saj, por kursesi nuk mund te mendohet se i plas per Sigurine tone Kombetare, sepse helbete kur Ale Kaeda, kjo organizate vrastare dhe kriminale e ndjen veten ne Shqypni si ne shtepine e vet dhe i con shqyptaret te vriten ne Siri me tallaze-tallaze kjo tregon se SHIK-u i Saliut, i Bujar Nishanit dhe Visho Ajazit ekziston sa per te pergjuar kundershtaret politike me urdher te BOSIT qe i ka emeruar dhe nuk dallon fare nga Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhes apo nga SHIK-u i Saliut dhe Gazidedes, apo nga SHIK-u i Bamir Topit qe ja kishte futur me gjume kur plasi BUMJA ne Gerdec. Atehere eshte krejt llogjike te pyesim:

    KUJT I DUHET SHIK-u NE SHQYPNI?

    • “Terroristi” Gazidede o nastradin efendi, u be tmerri i i krimineleve te kuq se ju a dinte te gjitha maskaralleqet qe kishin bere, prandaj edhe sot e kijtojne me frike emrin e tij. Cilet paskan qene keta “te pafajshem” qe paskej luftuar Gazidede, kur vete e pranon se cfare ishte ish Sigurimi i diktatures ?
      Jane me te rrezikshem ata qe tentojne te heqin shenjen e barazimit midis komunisteve e antikomunisteve. Jane ish sigurimsat ata qe tentojne te perhapin ne opinion mendimin se forcat demokratike qe permbysen pushtetin e tyre qenkan te perlyer me balten e tyre.

  • Mendimet e z. Shambelli me duken te mbeshtetura mire. Te pakten, te mbeshtetura duken ne faktet qe njohim te gjithe.
    Para se te lexoja kete interviste lexova intervisten e z. President dhene ne emisionin “Top Story”. Nuk prisja me shume prej z. Nishani, por nuk prisaj kurrsesi qe ai te paraqiste si “prove’ per shkarkimin e z. Shaqiri argumentin se qenkesh sulmuar kryeminstria me zjarr dhe SHISHi nuk kishte dhene asnje informacion.
    Nuk po zgjatem per te sjell argumente, por me keqardhje po them se z. President duhet ta kishte shmanguar ate gjepurre, per te mos u dhene nje prove me shume gjithe atyre qe e vleresojne se ai nuk eshte gje tjeter perpos se Kapter i Sali Berishes.

  • LIGJiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…………………………………………….,
    nè SHQIPERINe tonè mbetet nè sirtaret e studjove POLITIKANE,
    ç’fare ndodh me njè kope delesh kur i leshon PA PADRONIN e tyre ? ,
    edhe jeta e SHqiptarve po e njèjta gjè ndodh,del nè mengjes,kthimi mbetet njè ?.
    per kète t’ia dimè pèr f.l.m POLITIKES MIZERiE qè na DREITON,RRETHON.

  • nastradin je shume kontrakdiktor me komentin tat,,,,,,,,,,kthelloju para se te komentosh,,,,,,,,SH.I.SH duhet se sben ne shqiperi me shume se ne cdo vend tjeter per shume arsye qe ti i din edhe i anashkalon,,,,,,,,,lere te kaluaren me gjithe hidherimin qe te ka ngelur ne mendje,,,,,mundohemi te ecim perpara duke mesuar nga gabimet e te kaluares,,,,!!!!!!!!!!!!!

    • O Hosteni Famoz i Kohes se Qepes te Enver Hoxhes po e keqja qe na ka gjetur eshte sepse ne nuk po mesohemi nga gabimet fatale te se KALUARES se larget enveriste dhe asaj me te afert berishiste. Te Hosteni nje here e nje kohe punonte edhe Fili Cakuli, BOSI i Fiksit qe spiunoi Sigurimi ose SHIK-u i Enverit te gjithe qe kishte rrotull, por nuk pati meshire edhe per ata qe nuk i njihte fare, por beri kallezim sepse morri urdher nga SHIK-u enverist famekeq. Nga ana tjeter a e ke degjuar Coti Papulin? Nese jo ta thote nastradini. Eshte baba e Gon Papulit BOSIT te Volksvagenit dhe krushkut te Bamir Topit. Coti qe thua ti punonte edhe ai tek Hosteni Famoz i Enverit dhe i ishte bere ves te spiunonte gruan e tij tek Sigurimi, por gruaja qe zyrtarisht punonte ne Ministrine e Industrise i merrte kallezimet e Cotit cdo dite ne tavoline sepse ishte ne nje rang me te larte tek SHIK-u Famoz Komunist. Prandaj kjo grua e zgjuar i tha Cot Zevzekut: “Po leri keto letra more burre se na nxorre bojen!”

      Prandaj edhe nastradinit beri nje pyetje thelbesore ne DITA:

      KUJT I DUHET SHIK-U NE SHQYPNI

      sepse sipas te gjitha gjasave edhe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes edhe SHIK-u i Kadri Hazbiut edhe deri me sot SHIK-u i Gazidedes, i Bamirit apo i Visho Ajazit nuk i ka plasur fare dhe asnjehere per sigurine tone kombetare, por ka pergjuar dhe spiunuar vete shqyptaret.

  • Po kush qenka ky Shamblli qe do te jete Shishi jone, si organet paralele te shteteve me te fuqishme te botes qe na i merr si shembull. Edhe PO TE ISHIM TE PERSOSUR, KY ORGAN NUK DO TE ISHTE I FORTE sa organet analoge te atyre shteteve qe permend KY KARAFIL sepse jemi shtet i vogel dhe i varfer. Po ky Shamblli nuk qenka zgjuAR ENDE NGA NOSTALGJIA PER sIGURIMIN E SHTETIT TE XHAXHIT QE E DINTE VETEN ME TE DREJTIN DHE ME TE ZOTIN, POR DUKE PUNUAR MBI KRIME.PO SI DUKET KY SHAMBLLI DUKE VRARE TE TJERET SIGURIMI KA SIGURUAR NDONJE JETE ME TE MIRE DHE KA JETUAR NE VILAT E TE TJEREVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *