Një sasi prej 72 shishe verë u sekuestrua nga policia e Shkodrës pasi nuk ka pullë fiskale.
Operacioni i koduar “Opson”, bëri të mundur arrestimin e 49 vjeçarit me iniciale S.L, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin dhe magazinën e tij në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” u sekuestrua sasia e verës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Dita/