Policia bën me dije se dy persona janë arrestuar në Shkodër për akuzën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla
Të arrestuarit janë: E. H. 42 vjeç dhe A. P. 46 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ndërkohë, do të procedohet në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë shtetasja V. P. 43 vjeç, gjithashtu banuese në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndën narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
e.ll./dita
