Shisnin naftën e vjedhur nga kompania ku punonin, në pranga dy persona

Bora Basholli

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, nën akuzën e vjedhjes.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit me iniciale F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit me iniciale A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *