I vëllai vidhte në Gjermani, inspektori i policisë shiste sendet e vjedhura në Shqipëri

J L

Një punonjës policie në Laç akuzohet për shitje sendesh të vjedhura.

Inspektori E.I. 32 vjeç (në dallim nga qytetarët që arreston ose procedon policia këtë herë jep vetëm inicialet) i merrte sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani (i arrestuar po ashtu) dhe i shiste.

Autoritetet shqiptare i ka njoftuar Policia e Hamburgut në Gjermani dhe vetëm pas kësaj, polici është arrestuar në Laç.

Ai do hetohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e efektivit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike etj., por edhe një armë gjahu pa leje. Të gjitha sendet dyshohet se janë vjedhur në shtetin gjerman.

Në Landin e Hamburgut u arrestua një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve, 3 prej autorëve janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

 j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *