Shiten 5000 bileta, Spanja e “tepron” me Shqipërinë

Gazeta Dita

Shqipëria do të udhëtojë drejt Alikantes në Spanjë për të zhvilluar ndeshjen e parafundit të këtyre kualifikueseve. Ndonëse “furia e kuqe” arriti që të parakalojë Italinë me fitoren 3-0 dhe është thuajse e kualifikuar, në Spanjë “e teprojnë” me Shqipërinë.

BILETAT – Së pari, interesimi i tifozëve për të ndjekur Spanjën në përballjen me kuqezinjtë ka qenë tejet i madh. Në vetëm 3 orët e para, kur ka nisur shitja në faqen zyrtare të vënë në dispozicion nga federata, kanë avulluar 5000 bileta. Institucioni i futbollit në Spanjë ka bërë me dije datat kur biletat do të shiten në biletarinë e qytetit të Alikantes në dyqanet fizike.

VIZITA- Së dyti, “teprimi” i radhës ka ardhur nga deklarata e trajnerit të Spanjës, i cili ka dashur të ulë euforinë e vendasve duke përmendur Shqipërinë si kundërshtar që mund t’ua vështirësojë kualifikimin. Hulen Lopetegui ka vizituar stadiumin ku të besuarit e tij do të zbresin për përballjen me Shqipërinë, më 6 tetor.

Pas vizitës në stadiumin “Hoze Riko Perez”, trajneri i Spanjës ka pasur një thirrje. “Jam shumë i kënaqur që ka optimizëm në këtë qytet, por vetë ekipi është shumë larg euforisë. Nuk ka vend për diçka të tillë, pasi nuk kemi arritur asgjë. Shqipëria do të na i vështirësojë gjërat.

Stadiumi? Situata më duket e mirë, por sigurisht që deri mbrëmjen e 6 tetorit do përmirësohet ende. Na duhet të jetë në gjendje perfekte”, ka deklaruar Lopetegui.

Biletat, çmim ofertë për familjet

Dje, Federata Spanjolle e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë. Në vetëm 3 orët e para janë prenotuar 5000 bileta. Federata ka bërë me dije edhe datat, në të cilat do të ketë bileta në dyqanet fizike pranë stadiumit.

Në lidhje me këtë përballje, federata spanjolle ka ofruar edhe një paketa familjare ku 4 bileta, dy prej të cilave për fëmijë deri në 12 vjeç, kushtojnë 80 bileta.

Nga data 28 e këtij muaji, biletaritë pranë impiantit ku do të luhet ndeshja do të kenë mundësi që të nxjerrin në shitje bileta për të gjithë tifozët e interesuar nga ky qytet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *