Shitet një copëz hëne në ankand, shuma marramendëse

Leda Hysa

Një copëz hëne që ra në tokë si një meteor hënor, është shitur në një ankand për më shumë se 600 mijë dollarë.
Një shtëpi ankandesh në Boston njoftoi shitjen e meteoritit për 612.500 dollarë.

Meteori përbëhej nga gjashtë pjesë që kombinohen me njëra tjetrën si një pazëll dhe ishte gjetur në Afrikë. Ai kishte një peshë totale prej 5 kg dhe njihet si NWA 11789. Emri zyrtar është “pazëlli hënor”. Shtëpia e ankandeve kishte parashikuar se guri alien do të mund të arrinte deri në 500 mijë dollarë në ankand.

Meteori u gjet vitin e kaluar në një zonë të largët të Mauritanisë, në Afrikën veri-perëndimore, por ekspertët besojnë se ai mund të ketë rënë në tokë mijëra vite më parë.

Ai konsiderohet një nga meteorët hënorë më domethënës që janë zbuluar ndonjëherë për shkak të përmasave të mëdha që ka dhe për shkak se ai kishte shenja të dukshme të shkrirjes së pjesshme si pasojë e të nxehtit të jashtëzakonshëm me të cilin ishte përballur ndërsa binte në tokë.

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Pershendetje! Meteori nuk eshte shkemb henor. Meteoret jane thjeshte trupa qiellore endacake (por qe kane nje orbite te caktuar rrotullimi), te cilet kane mbetur te tille qe nga formimi i planeteve apo trupave te tjere qiellore. Kur shohim qiellin ne nje nate pa hene, shpesh veme re “yje qe bien”. Ata nuk jane gje tjeter vetem meteore te zene rob nga fusha e gravitacionit (rendeses) se tokes. Gjate ferkimit me ajrin, ai merr flake dhe fillon te digjet, megjithese jo plotesisht, duke rene ne toke vetem nje mase e vogel e tij. Studimi i tyre ka vlere shume te madhe, pasi kjo lidhet me origjinen dhe evolucionin e sistemit tone diellor dhe te vete galaktikes ku bejme pjese, ate te Kashtres se Kumtrit, apo Rruges se Qumeshtit..

    • Nje gje eshte e pa qarte: kur thua se Studimi i tyre paska vlere shume te madhe ,pasi kjo lidhet me origjinen dhe evolucionin e sistemit tone Diellor apo dhe vete galaktikes etj. Si na jepen kjo mundesi? apo le te fantazojme.Degjo.Origjina vapo gjeneza e tere Universit nuk mund te lidhet me ekzistencen e ndonje cope qe vjen nga nje Meteor.Une nuk dua te zgjatem,por nese dini dicka mbi reaksionin e Huberit ku per pasoje lind levizja e joneve te cilat clirojne nxehtesi dhe qe kjo eshte celsi i vete zhvillimeve apo te vete evolucionit te krejte universit,kuptone edhe ate rol fare te pa perfillshem te ketyre copezave gjasme nga ndonje Meteore qe ka mberritur ne Toke.Sepse ne saje te parimit baze te Ajshtanit ku E= mc2,ka lindur Bing Bangu qe Shkaterrone universin e vjeter qew me pas te krijohet ky qe jetone bashke me ne sot.Po sa here ka bere vaki? Po Toka a ka patur te njejtin fat si vete Universi ne teresi? Po kur mund te ndodhi perseri ndonje Bing Bang? etj si keto i studion vetem Gjeologjia gjenetike,e cila ka dhene edhe spjegimet e veta vertete Shkencore.Ndaj keto probleme nuk mund te trajtohen ne menyre gazetareske apo amatore pasi ….pershendetje.

  • vlona, pershendetje! Ne shkrimin tim te mesiperm dhashe thjeshte nje permbledhje te asaj se cfare perfaqesojne meteoritet. Sigurisht, procesi eshte shume i gjere, dhe kerkon ende kembengulje dhe zell shkencor per tu trajtuar.
    Meteoritet perfaqesojne ne vetvete agregate minerale me prejardhje kozmike, te cilet fluturojne ne atmosferen e tokes prej hapesires qiellore.
    Mendohet se meteoritet jane formuar nga shkaterimi i kores se gurte kristalike te planetit Faeron. Trashesia e kesaj koreje arrinte 40 – 50 km. Levozhga me e poshtme e ketij planeti kishte nje perberje te perafert me shkembin ultrabazik me emrin peridotit (qe perbehet kryesisht nga olivina dhe pirokseni). Me sa duket levozhga ka qene ne gjendje te lenget, por eshte mbajtur ne gjendje te ngurte nga presionet e larta te shkaktuara prej peshes se levozhges se siperme kristalike. Kur planeti u shkaterrua, kjo levozhge u shndrrua ne nje mjegull pikash fluturuese, te cilat, duke u ftohur shpejt dhe duke u bashkuar midis tyre, formuan meteoritet guroro – hekurore. Nga atmosfera e perbere prej gazeve dhe pjeseve te formuara nga shkaterrimi i pjeseve qendrore te planetit, u krijuan meteoritet hekurore ose sideritet.
    Shkaku i shkaterrimit te ketij planeti, nuk eshte ende e qarte. Supozohet se , nen veprimin e terheqjes, orbita e tij, dalengadale i u afrua atij te Jupiterit. Forca terheqese e Jupiterit ishte me e madhe se e Faeronit, prandaj ky i fundit nisi te shkaterrohej, copat e tij u shperndane ne hapesiren midis orbitave te Jupiterit dhe Marsit, duke formuar nje tufe meteoritesh. Rendesia e studimit te tyre, ka te beje me raportet qe qendrojne ne percktimin e origjines se sistemit tone diellor, madje dhe te galaktikes qe bejme pjese, por sigurisht, jo te gjithesise. Marrja e te dhenave te keto objekte qiellore, do saktesonin rruget nga erdhen, evolucionin e ish trupave nga u shkeputen, dhe ne korelacion me keto te dhena, do hidheshin hapa te metejme ne drejtim te zgjerimit te njohurive astronomike. Ju pershendes

    • Shume te pa qarta spjegimet qe paraqet z.Perkethyes.Se pari ata shkembenj qe permend,madje edhe nje planet me ultrabaziket e tipit peridotit etj.nuk mundet kurre te kene patur fatin te jene jashte zhvillimeve qe kane ndodhur ne Planetin toke.Po nga ajshtani duhet ta dishe se ndryshimi i temp.qe pesojne gazet,transformojne gjendjen e tyre ne te lenget dhe me pase te ngurte,ja ashtu sikunder jane formuar shk.ne Toke.Sepse edhe berthama e Tokes nuk eshte sic eshte thene gjoja nje mase e lenget e zjarrte me emrin Magme.Jo ajo eshte e Gazte,pasi keshtu e japin edhe studimet e rendesave te shtresave te ndryshme qe formojne token etj.Kur keto gazra per aresye teper te pranueshme shkencore fillojne te migrojne drejte sip.se Tokes ndryshojne gjendjen per shkaqet qe thame,dhe vijne duke formuar ata shk.qe ju permendet,madje edhe me shume bashke edhe me min.te ndryshem.Tani per te qene me i qarte,ti duhet te dishe qe Natyra ne saje te ligjesive te veta krejtesisht absolute krijone keto formime te shumta,por me nje kusht qe asnjeri nga ato as nuk perseritet me dhe as qe tjetersohen.ky eshte parimi i kushtezuar nga veprimtarite te ligjesive absolute qe Natyra aplikone ne aktivitetin e saj.Nejse kjo ta thashe edhe njehere,se eshte detyra e gjeologjise gjenetike per ti spjeguar keto fenomene.ok.pershendetje dhe po te jesh i interesuar ta leme kete debat ketu ne gazete por gjejme tjeter rruge per te komunikuar dhe t,iu jap she spegime ne lidhje me keto copra te cilat pretendohen se kane ardhur nga hapsira kozmike.Jo dhe jo. Ne toke per aresye te ligjit te anjshtanit mund te mberri ne Toke ndonje sfere e vogel vetem nga te ashtuquajturat Rrufe,por kurre te jete ndonje shkeputje henore sepse prishet ekujlibri universal dhe pastaj shkaterrohet gjithcka.Kete te drejte e ka vetem Bing-Bangu.

  • vlona, mund te mos ju pelqejne shpjegimet e mia, dhe ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar. Ainshtajni nuk ka te beje fare ne kete mes. Une, si gjeolog qe jam, pavaresisht pseudonimit qe mbaj, u mundova te futem ne thelb te ceshtjes, natyrisht pa pretenduar t’i ezauroj te gjitha format, pasi do duhej nje kohe e gjate. Zoteri, nuk e di ku e keni gjetur perberjen e magmes, por ajo eshte nje shkrirje silikate e nxehte e shkembinjve te shkrire ose gjysem te shkrire. Megjithate, e respektoj mendimin tuaj, pavaresisht formatit te ngurte dhe jo fort logjik qe na ofroni. Ju pershendes!

    • Dijet i nderuar perkethyes i ke te shkolles se vjeteruar.Sot ka aq shume spjegime te argumentuara sa ashtu si teoria e evolucionit e darvinit po ashtu edhe keto qe ju po tregoni kane dale jashte perdorimit.Ne gjeologji bejne pjese dy kolona:Ajo inxhinjerike te ciles mesa shoh i perkisni edhe ju sepse te thuash qe kerkimet i orjentojme nga e njohura tek e panjohura nuk mund te jete shkence,por vetem fall apo hamendesi. dhe Gjeologjia Gjenetike qe nuk ka mbushur as nje dekate ne lindjen e saj,e cila quhet me te drejte Enciklopedia e Universit.Dhe se fundi mos u mundo te me spjegosh se cfare eshte Magma pasi eshte per nivele fillestaresh.Pyetja juaj se ku i kam gjetur ato cka po them,tregone qe ju kini mbetur te shkolla e vjeter ku thuhet se Gjeologjia eshte shkenca per token dhe qe do te thote nga greqishtja; Gjeos dhe Logos…yyyy sa shume vite kane shkuar.tung

  • vlona, vetem nje korrigjim te vogel, nuk i thone Bing Bang, por Big Bang. gabimi ne emertim me ben te mendoj qe edhe ato te tjerat qe thua, i ke gabim dhe me te degjuar andje ketej, sesa pjese solide te arsimimit tend.

    • o plako.te falenderoj per korregjimin,jo sepse me ndryshone gje,por sepse po njof nje njeri qe me induksion percakton edhe kapacitetet.E po mban kjo Toke edhe Pleq ndonse njihet fenomeni i matufjepjes.Nuk doja te flisja keshtu por dallova se ke nevoje te integrohesh ne rrethe ku ka deshire per te diskutuar por edhe te korregjojme dicka qe nevoitet.ok.tung.

      • vlona, ti duhet ta dish qe induksioni ka rendesi te veçante historike. Me induksion jane zgjidhur shume probleme, qe perndryshe do te kishin ngecur andej nga Uji i Ftohte. Sa per fenomenin e matufjepjes je ne rruge te mbare, shume shpejt ke per t’ia arritur qellimit.

        • pa gajle Plako. Sa per rrugen e mbare drejte matufjepsjes jane te gjitha gjallesat perfshi edhe ty.besoj se nuk eshte ky qellimi i bashkebisedimit.por ka edhe te tille speciesh me te cilet jetojme ne kete Glob.

  • Kur lexova titullin kujtova se mos qe shitur ndonje “gur” henor nga ato qe kane sjelle ne Toke misionet Apollo, pra qe origjina i dihej me siguri. Nqs eshte gjetur ne Afrike dhe mund te kete edhe mijera vjet, nuk ka mundesi qe t’i dihet me saktesi origjina, madje me siguri mund te thuhet qe nuk vjen hga Hena, sepse nuk ka mundesi qe te shkeputet nga gravitacioni henor, sado i dobet qofte ky, ne menyre spontane.

  • S’ ma ha mendja te kete ne Uje te Ftohte ndonje vajze me emrin Vlona. Pervec, Vlora, ka Aulona ose Aulon. Andej nga Bregu I Bunes ndoshta banon Vlona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *