Shiti ndeshjet, arrestohet futbollisti shqiptar në Itali

DITA Online

 

Një futbollist shqiptar, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë se vendit fqinj.

Ai është lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan libertas.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.

Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.

Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrance një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *