Qeveria shqiptare përveç problemit me çmimet në tenderin e shitjes së katër hidrocentraleve ka dhe probleme të një natyre ligjore. Mjafton një krahasim i thjeshtë i vendimeve dyfishe të qeverisë për kriteret e tenderit për të kuptuar se me Vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka shkelur kushtëzimin ligjor për shitjen e privatizimin e sektorëve strategjikë vetëm tek investitorët strategjikë. Gjithçka ka nisur më datën 29 Shkurt të vitit të kaluar kur qeveria miratoi me vendim të posaçëm paketën e kritereve që duhet të plotësonin kompanitë e interesuara në privatizimin e katër hidrocentraleve. Qeveria miratoi dy vendime, i pari për hidrocentralet “Bistrica 1-Bistrica-2” dhe i dyti për për hidrocentralet “Shkopet-Ulëz”. Paketa e kritereve ishte e njëjtë dhe vendimi i qeverisë bazohej në Ligjin Nr. 8306 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Ky ligj percakton se ” “investitor strategjik” është çdo person juridik që zotëron garanci financiare dhe afirmim në veprimtarinë ekonomike në një sektor të caktuar.” Në paketën e parë të kushteve qeveria duket se kërkoi nga palët e interesuara të dyja kushtet e investitorit strategjik, edhe afirmimin financiar (duke kërkuar një kapital me të paktën 25 milionë euro) por edhe afirmimin në fushën e prodhimit hidroenergjitik duke kërkuar një ofertues i cili zotëron/operon në një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MW, e për më tepër kompania duhej të kishte reputacion në tregun e energjisë.
Modifikimi
Pasi vuri këto kushte në muajin Shkurt qeveria hapi tenderin por tenderi dështoi dhe askush nuk u afrua për të blerë hidrocentralet në fjalë. Pas dështimit të këtij tenderi rreth 7 muaj më vonë qeveria vendosi të ribëjë tenderin por më datën 3 Tetor 2012 krejt papritur rezulton se me vendim qeverie janë modifikuar kriteret e tenderit. Krahasimi i vendimeve tregon se qeveria ka ruajtur kriterin financiar për Investitorin Strategjik, por ka eleminuar krejtësisht kriterin e profesionalizmit dhe të afirmimit të investitorit në fushën e prodhimit të hidroenergjisë. Nga 5 kritere që kishte paketa e parë e kushteve , në VKM-të e dyta është modifikuar kriteri i tretë dhe është eleminuar krejtësisht kriteri i pestë. E thënë me fjalë të thjeshta qeveria duke e mbështetur VKM-në në ligjin Nr. 8306 që përcakton natyrën e Investitorëve Strategjikë, ka bërë pikërisht të kundërtën, ka shkelur këtë ligj. Kjo ka ndodhur pasi ligji e përcakton qartësisht se që të konsiderohet Investitor Strategjik, kompania që përzgjidhet duhet të jetë e afirmuar në fushën përkatëse. Ky moment dhe ky kriter ligjor është shmangur tërësisht në VKM-të e dyta të qeverisë dhe siç dihet fitues i tenderit është shpallur një kompani e cila nuk ka operuar më parë në sektorin e prodhimit të energjisë hidroenergjitike dhe e cila nuk është kompani me eksperiencë dhe reputacion në këtë sektor.
Dritëhijet
Ndërsa për javë me radhë opozita dhe ekspertë të ndryshëm të ekonomisë e kanë konsideruar të gabuar shitjen e hidrocentraleve bazuar të çmimi modest i shitjes së tyre, tashmë ka dalë në pah dhe një fakt i ri, i cili tregon se qeveria shqiptare jo vetëm ka shitur nën kosto këto pasuri kombëtare, por mund të ketë shkelur edhe ligjin për të përzgjedhur një blerës që sipas legjislacionit shqiptar nuk i plotëson kriteret për të pretenduar këto pasuri. Pra me vendim qeverie është modifikuar dhe zbutur kriteri për investitorin, ndërsa Ligji të cilin referon dhe mbështetet vendimi i qeverisë përcakton pikërisht të kundërtën, kritere rigoroze dhe kushtëzimin për të patur afirmim dhe eksperiencë për investitorin e interesuar. Në këto kushte vendimet e qeverisë shfaqen qartësisht në kontrast të kritereve që imponon ligji, ndërsa shitja e këtyre hidrocentraleve është ndërrmarë në një periudhë kur qeveria po shfaq probleme serioze me “arkën e zbrazur” të shtetit, probleme të cilat u reflektuan dhe në fillim të këtij viti me vonesat e pagave dhe ndihmës sociale për qindra mijëra buxhetorë.
Prokuroria duhet: 1) te filloje proceduren per ndjekje ligjore, dhe / ose 2) te dokumentohje me kujdes dhe profesinalizem shkeljet per nisje te mevonshme.
sa te jete lale sala ne krye kaq eshte pak se mundohet te beje gjera fshehurazi per perfitim. ai me cfare ka treguar mund ti beje gjerat dhe me haptazi ose te vjedhi gjithe pasurine e vendit ne mes te dites dhe duke dale ne televizor per karshillek qe s’keni c’me beni, kurse une bej gjithcka se nuk ka ligj per mua une i kam ne dore dhe i ndryshoj ngjyren e formen por dhe i zhduk ne cast ligjet si prestixhator. ai kur vjedh voten ne fillim pastaj keyto te tjerat i ka buke e djathe,per te kaluar kohen se per pasuri nuk ka ku ti coje moo. vallaj po nuk i ka bere miliardat e eurove me gjithe kelyshet e tij une as qe e diskutoj fare. pastaj me keta kryeprokurore e me rradhe te gjithe ushtaret e tij nuk ka cfare ta gjej nga ligji lale salen, prandaj duhet ta hedhim me tere strukturen e tij mafioze le te jete cmimi sa te jete. ndryshe bejme gati valixhet e ikim se nuk ka me shqiperi por saliperi. te tjeret jane skllever me te drejte largimi nga vendi po te duan vec per 3 muaj pastaj duhet te kthehen mbrapsht te sulltan sala qe do e kishte zili dhe mbreti per nga fuqia qe i ka dhene vetes. neve te tjeret na e fut si tja doje qefi me taksa e gjoba si te japi ai vendimin ne mengjes. na myten dhe keta kelyshet e tij. kush ka mundesi te veje gjoba kudo qe punon na myti na moren shpirtin. kur do ngrihemi kunder ketij mbreti te lig si neper rrefenja me mbreter qe torturojne popullin e tyre se jane te pangopur. ky i yni eshte bere mbret tashme por nga lloji me i keq. poshte sali kusari me gjithe zagare