Shitja e temave të diplomës online është kthyer tashmë në biznes fitimprurës.
Punimet akademike të çdo dege mund të blihen mjaft lehtë dhe madje edhe me një mesazh, pasi në internet mund të gjesh pafund njoftime për këtë shërbim.
Çmimet nisin nga 10 mijë lekë të reja dhe ndryshojnë sipas profileve.
Avokati Isuf Shehu shprehet për Top Channel se ligji për arsimin e lartë nuk e trajton fare këtë problematikë dhe prandaj ndodh një shkelje e tillë.
“Nuk ekziston një parashikim ligjor për këtë lloj fenomeni dhe kjo është një mangësi e ligjit për arsimin e lartë, gjë që në shtetet e tjera evidentohet. Juve realizoni dhe shisni një vepër të caktuar, personi që e merr e deklaron si të vetën atë, përgjegjësia bie mbi këtë person që e deklaron si të tijën, diçka që e keni kryer ju. Domethënë që në këtë rast, ai ka mashtruar publikun, duke thënë që ky është një produkt i imi intelektual dhe ka përvetësuar një titull akademik prej të cilit ai përfiton të drejta pasurore apo jo pasurore”, thotë ai.
“Nëse një person shet një punim të dikujt tjetër, në këtë rast ka patur përfitime ekonomike dhe normalisht këto duhet të sanksionohen nga ligji për të drejtën e autorit”, deklaron më tutje avokati Shehu.
Referuar situatës ku jeta akademike mbështetet në mashtrim, avokati sugjeron se duhen bërë ndryshime në ligj.
“Duhet bërë rregullim për ligjin e arsimit të lartë, krahas kësaj, institutet e arsimit duhet të parashikojnë sisteme për të parandaluar plagjiaturën, përveçse të ndërmerren edhe sanksione.”
s.a/dita

kem nji ender ,,,
du me u bo miljoner pa punu asnji dite .
Si Idol kam ilyer meten ,
Presidentin e Shqipnise
i cili eshte bo Miljoner pa asnji dite pune .
Ça thua o avokar vepra eshte falcifikim dokumenti dhe denohet nga 7-15 vjet burg ne te gjithe vendet e botes
Në shqipëri,vetëm ndershmëria dënohet me ligj,
Vjedhja,droga,prostitucioni,korrupsioni,mafja nuk ndalohen me ligj.