Aleanca Kuqezi kërkon shfuqizimin e shitjes së katër HEC-eve. AK i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një padi për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shitjen e katër hidrocentraleve. Aktivistët e kësaj force politike thonë se shitja e pasurive kombëtare është antikushtetuese dhe antikombëtare, ndaj Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë vendimin e qeverisë “Berisha”.
“Aleanca Kuqezi sapo dorëzoi kërkesën-padi për shitjen e pasurive kombëtare nga qeveria. AK kërkon që këto shitje e koncesione të kthehen mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese sepse janë antikushtetuese”, thanë aktivistët e AK-së.
Aleanca Kuqezi është shprehur se pas 23 qershorit, të gjitha pasuritë kombëtare që u janë vjedhur shqiptarëve do t’i kthehen vendit dhe kryeministri Berisha do të japë llogari për shitjen e tyre.
Nese kerkoni te behet shtet duhet te vazhdohet ne kete rruge, vetem duke ndeshkuar politikanet e korruptuar dhe trafiqet e tyre me shitje e blerje pasurish kombetare mund te shpresohet se po ecet drejt. jam pro ketyre levizjeve paditese, te shohim sesi do te veproje drejtesia.