Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shitja e INSIG-ut, e vetmja studio konsulence, ajo e vëllait të Bashës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shitja e INSIG-ut, e vetmja studio konsulence, ajo e vëllait të Bashës
AktualitetLajmi i fundit

Shitja e INSIG-ut, e vetmja studio konsulence, ajo e vëllait të Bashës

anazapta
Published February 2, 2013
Share
SHARE

Studioja ligjore ku bën pjesë Erlind Basha, vëllai i kreut të Bashkisë së Tiranës, është subjekti i vetëm në garë për konsulencë të privatizimit të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se në këtë garë, për të cilën opinionit nuk i është bërë gati asgjë e ditur, nga komisioni i vlerësimit janë përjashtuar të gjitha subjektet e tjera dhe ajo është kualifikuar e vetme për në fazën finale të vlerësimit të ofertës financiare. Juristë të kësaj studioje kanë qenë shpesh përfaqësues të Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe enteve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë në gjyqet që ky institucion ka pasur me biznese të ndryshme, të cilat kanë hedhur në gjyq ministrinë ose anasjelltas. Studioja ka bashkëpunuar ngushtë me qeverinë, në mënyrë të veçantë për ndërtimin e gazsjellësit më të madh në Shqipëri. “Ne kemi realizuar përfaqësimin e qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e një projekti të tubacionit të madh të gazit prej 1 miliard euro, në bashkëpunim me dy konsulentë të tjerë ndërkombëtarë”, citohen juristë të kësaj studioje.

 

anazapta February 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?