Shitja e madhe (4 vjet nga pakti famëkeq detar)

anazapta

Kater vjet me pare ne prag te Zgjedhjeve Parlamentare, ndodhi ajo ngjarje unike famekeqe per nje shtet, ajo që njihet në opinion si Pakti Detar me Greqinë. Kater vjet pas shitjes së madhe po te njejtet personazhe antikombetare vijojne te sundojne ne vendin e sundimit dhe jo te demokracise. Nuk mund te ndodhe kerrkund qe te kryesh nje krim te tille antikombetar dhe te vijosh te qёndrosh nё krye sikur te mos kete ndodhur gjesend. Ky popull i cuditshem, dhe perseris “i sunduar” voton krimin e madh.

 

1.

Katёr vjet mё parё…Sikur tё ishim nё njё lёvizje diabolike mallkimi, njё ndezulli antikombёtare po i vinte rrotull Shqipёrisё. Pёrgatitej njё Pakt. Unik nё botёn moderne, njё prerje e madhe Joniane e Detit nё Jugperёndim tё trojeve tona. Projekti ishte i Sali Berishёs. Ai kish nё dorё bisturinё e kirurgjisё dhe kompasin e mashtrimit. Dhe tё tradhёtisё sё madhe.

Katёr vjet mё parё ishte pragu i fushatёs elektorale. Njeriu i Pushteteve tё kapura e donte sёrish pushtetin. Ai donte dhe pёrkrahjen e Greqisё fqinjё. Ai kёrkonte votёn e shqiptarёve duke ua paraqitur Projektin si njё “fitore tё madhe tё Shqipёrisё”. Nuk mund tё gjendet nё botё rast tjetёr si ky.

Berisha u thosh nё njё farё mёnyrё shqiptarёve “Votoni antikombёtarizmin tim!”. Kёto fjalё dёgjonin shqiptarёt e manipuluar dhe tё goditur nё rrёnjёn e tyre kombёtare, nё njё demokraci tё pёrmbysur. Katёr vjet mё parё…

 

2.

Çdo gjë ka nisur në fundmars për të vijuar në prill e maj të 2009-s. Mediat folën për një marrëveshje të fshehtë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Një ngazёllim vihej re në Ministrinë e Jashtme, ku hynin e dilnin pjesëtarë dhe specialistë të fushave të ndryshme, anëtarë të grupit të punës për Marrëveshjen Detare. Sipas burimeve  rrihte të dilte një prej arritjeve diplomatike më të këndellura të kohëve të fundit. Jo shumё kohё mё parё ishte kёnduar njё kёngё rreshtore nga ushtarё helenё; njё kengё sulmi: “Do rrjepim lёkurёt e shqiptarёve dhe do t’i bёmё lidhёse pёr kёpucё!”

Tani nё mёnyrё diplomatike bёhej gati tё pritej deti Jonian, aty nё Ministrinё e Jashtme nёn buzёqeshjen e njё njeriu  “tё ri”  gatuar nё parafabrikatet e Sali Berishёs:  Ky ishte Lulzim Basha. Jo shumё kohё mё parё ishte bёrё njё Ëorkshop i madh pёr VorioEpirin.  Tё gjitha kёto Sali Berisha i dinte dhe i kalonte nё dorё si pjesё tё skenarit.

Prapë, gjatë atij muaji u mësua se do të vijë vetë Karamanlisi. Ai do të largohej duke pasur në xhep marrëveshjen e firmosur për të shtyrë kufirin ujor. Njё hartё e fshehtё hynte deri nё Institutin Gjeografik Ushtarak tё Shqipёrisё e hartuar dhe vizatuar nga grupe helene qё e sillte kufirin deri nё qendёr tё Otrantos.

Ndërkohë, askush nuk ishte në gjendje për të thënë një version zyrtar. Kështu që mbizotëroi një heshtje e heshtur dhe fshehje e fshehur zyrtare. Gjuhë e fshehtë dhe hermetike. Qëllime të fshehta në një kohë të shpejtë. Projekt i fshehtë i kursyer në citime dhe referime, sërish të fshehta.

Edhe kur u bё Konferenca pёr shtyp karriget ishin tё pakta, sqarimet hermetike, zgurdullim sysh. Rrёqethje diplomatike. Kasapi ish nё krye: Sali Berisha. Një parandjenjë grabitjeje erdhi në mënyrë spontane. Njё muaj mё vonё do tё kёrkonte qё tё merrte votёn e shqiptarёve pёr njё mandat tё dytё. Guxim i marrё, diabolizёm i hatashёm allashqiptar dhe Esat Toptanёsh.

 

 

3.

Sapo kish filluar fushata Elektorale e vitit 2009. Nata shënjonte, fundpranverën dhe zagushia dukej se kish ulur këmbët në truall të stinës. Udhës, në kënd të Pallatit me shigjeta të verdha, lehnin qentë. Ndodhesha në dritare. Një burrë rreth të dyzetave kish kohën e ardhjes për të kontrolluar hedhurinat, e për të gjetur çfarë i duhej për mbijetuar të nesërmen. Aty, mes ulërimës së qënve, ai vijonte kërkimin e tij, kur dëgjova zilen e telefonit:  “Alo!” “ Ju jeni…?” “ Po!” “Më kanë dhënë numrin.  Jam: Tedi Blushi i Gazetës Shqiptare … ” “ Po! ” “ Kam ca koordinata që nuk i zhbiroj dot!” “ Ç’koordinata!?” “ Ato, të mërrëveshjes detare! A keni dëgjuar? ” “ Po !!” “ A mund të takohemi!?”

Po kёrkoja nё hartё. Ngjyrimi hartografik i detit, midis Sarandës dhe kepit të Kasiopesë,  ledhatonte të dy anët e brigjeve, duke më lehtësuar përkujdesjen  time. “ E gjeta!” thashë.

…Në afrim të orës, zbrita përballë kafes së parë. Hodha sytë, nga fasada lindore e pallatit parafabrikat dhe pashë se kishin varur dy fotografi të mëdha të Edi Ramës. Ishte fillim i Fushatёs Elektorale.  S’kish kaluar shumë dhe dy gabelë adoleshentë, e qëlluan me gurë, njeriun e varur në mur. Ndërkaq, në fasadën e Pallatit të Kastratit, po ndodhte e njëjta gjë, qëllonin me gurë fotografinë e Sali Berishës.

Nën sqetullën time, rrinte Gjiri i Sarandës dhe unë pata frikë se mund të më binte, kushedi, dhe kësilloj, nuk mund të shkoja duarbosh, tek gazetari. Poseidoni kish dalë nga fundi i Detit po mua m’u duk sikur, Ai,  ishte lypsari i lagjes sime.

 

4.

Katёr vjet mё parё si tani nё kёtё qershor marramendёs, grotesk deri nё palcё tё ecurisё shqiptare, fillohej fushata Elektorale duke patur njё zbulim tё madh i cili duhej tё ishte tronditёs pёr opinionin e shqiptarёve. Tronditës nё kthesёn qё duhej të tё bёhej pёr  dhёnien e votёs. E kёrkonte kёtё votё me insistim, Sali Berisha. Por ishte zbuluar njё Pakt i Fshehtё. Antishqiptar.  Nё sy tё botёs. Po, vallё,  a u bёri pёrshtypje shqiptarёve?

 

Personazhe në fushatë:

BERISHA: “Nga Belshi i qarkut të Elbasanit, nё fushatё elektorale kreu i ekzekutivit deklaroi dje lidhur me këtë çështje se, “edhe nxënësi i klasës së pestë, me kompas, është në gjendje të provojë se ato janë ndarë në bazë të ligjit dhe se nuk ka pasur asnjë milimetër devijim. Kjo është një gjë e turpshme…Trillim Primitiv i Ramёs ! …” Mё votoni mua pёr Kryeminsitёr!

 

LULZIM BASHA: Reshperonte nga njё fotografi nё tjetrёn si nё paradё mode, me njё firmё dhe vulё, me njё letёr me njё logo formale tё Shqipёrisё mbi tё, nё krahё tё Bakojanis, si njё prelud lumturie i sjellё nga planete tё tjetё. Votoni Sali Berishën!

 

EDI RAMA: Me zё tё ngjirur, ashtu tangent, i kursyer,nuk e pёrdori sa duhet kёtё Pakt antikombёtar; e harroi fare nё fushatё. Më vonё pas zgjedhjeve ai e ngriti zerin dhe ndёrmori hapa me vlerё tё madhe gjer nё Gjykatёn Kushtetuese. Por Berisha ishte bёrё ndërkohë Kryministёr Absurd nё njё Shqipёri qё ishte pёrgatitur qё ta shiste.

 

Personazhe pas fushate:

SALI BERISHA Vijon urrejtja,  kёmbёngulja  duke e mbrojtur nё çdo hap Paktin. Oponenetёt i quante sharlatanё, sulmonte mitin e gjirit tё Sarandёs, Autorёt e Paktit i ngrinte nё detyra tё larta, dhe i shpёrblente. I kish vjedhur dhe blerё deputetёt nё Kuvendin e Sundimit.

 

ARBEN IMAMI nё ndezulli aktoreske organizon konferenca gjysёm tё fshehta  dhe tё kontrolluara shtypi, pёrçon lektoriume nё UET dhe bёhej qesharak nё sy tё botёs.

 

GJYKATA KUSHTETUESE: Hedh poshtё Paktin Detar. Personazhet qё janё autorё tё Projektit Antikombёtar, pas katёr vjetёsh prapё kandidatё fitimtarё pёr Deputetё dhe kёrkojnё votёn e shqiptarёve tё tradhёtuar.

 

Kronikë e 4 viteve më parë:

“Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm.”

 

Sot pas 4 vitesh, ja ku jemi… Nuk ka histori mё tё turpshme se sa kjo nё kёto zgjedhje. Shqiptarё mos u jepni votёn antikombёtarёve.   Zgjohuni. Dёgjoni kёngёn e dёshpёrimit Naimjan: “Gjithё kombet po gёzonjnё / Po ti Shqipёri pse s’gёzon?

Share This Article
22 Comments
    • Paskerkesh qene ky saliu me keq se Hitleri e Stalini e te tjere si keta. Te pakten ata ishin diktatore, por luftonin per t’i ruajtur trojet e veta dhe per t’i zgjeruar kufinjte territoriale, jo per t’ia shitur armiqve, atyre qe ua kane pire gjakun shqiptareve per vite me radhe.

      • Dorjeta Stalini dhe Hitleri te vrisnin per atdheun e kombin e tyre,kurse ky yni shet nene e babe e jo me atdhe per bythen e vet.

        • E nderuar DITA. Jepini sa më shumë hapësirë kesaj thirrjes së sotme të profesor Myslim Pashait në gazetën tuaj. Është një thirrje tërë trishtim e dhimbje. Damkoseni politikanët që nuk prononcohen. Hapni një libër turpi për ta. Bëjeni gazetën Dita gjykatësen e pamëshirshme të tradhtisë. Gjeni mënyrat për nxitjen e revoltës së shqiptarëve karshi shitkombësve të urryer. Tregojuni se heshtja është ortakëri me krimin detar. Bëhuni prokuroria e 10 milionë shqiptarëve. Behuni Haga e 10 milionë dëshmitarëve. Bëhuni varri mediatik i politikanëve që nuk meritojnë një varr si gjithë të tjerët por e shumta një fund në kanalet e ujërave të zeza. Ju lutem Dita përmbusheni këtë mision historik. Ju përshëndes Pëllumb Zaimi ushtarak

    • Nje turp i madh per shqiperine qe udhehiqet nga nje serb qe nuk la gje publike pa shitur e pa perdorur per interes te vet.ai qe sot ben moral per koalicionin e ps me parti “greke” eshte pikerisht ai qe e ka shitur detin per 1 euro.turp turp turp!!!!

  • sali berisha i flai detin greqise dhe per kete shqipatret nuk duhet tja falin kurre atijsepse eshte i vetmi kryeminister a president i ketij vendi qe tradhtoi kembin duke falur troje a det qe te paret lane koken per tu ruajtur

  • sali ti je kthyer ne turpin e kombit qe vtem shite gjera t eketij vendi dhe e katandise ate si mos me keq je i vetmi kryeminister ne bote qe je kaq famekeq e kaq tradhetar

  • sali a e di sa miliona fuqij nafte ke shitur ti ke greket dhe shyqyr zotit gjykatat kushtetuese nuk e la te ndodhte ajo qe ti frimose per te shitur trojet shqiptare nga vendi jone

  • sali berisha shite idealet e shqiptareve qe me shekuj e mbrojten ate fort dhe dhane jetne e gjakun per ete pune ndaj je kthyer ne kakthin dhe turpin e vendit

  • shikoni pak palacon bthq lulin e psikozes sali qe thoshte zeri i qytetarit duhet degjuar thoshte ju jeni te paret po ky bthq shiti gjithe ate dete ku po ja ndien me ketyre palacove per vendin dhe per popullin ,keto palaco duhen vare ne litare te gjithe te ai kartodromi qe ka bo lul bythsi …

  • Na e shiten detin qelbesirat, ja dhane hasmit pasurin tone kombetare…..Rilindje per te vene perpara pergjegjesis cdo shkeles te ligjit.

  • Rrezi Mos na kan shit dhe shpit Pa i ditur nuk u ka mbet tjt e kan shit shqiperin per gjepat e vete esht Koha te kemi Nje rilinjde… esht… Koha ti themi Sali berishes qe qeveria nuk qeverist duke vjedhur……… Forca rilindje

    Esht koha te kemi kryeminiset Edi Ramenn .. QE VERTET DI TE QEVERISE DHE TE NXJERR POPULLIN SHQIPETAR NGA KRIZA DHE TE KEN BUKE TE HANE jO SI KETO QE KAN 8 VJETE QE DINE VETEM TE VJEDHINN

  • Zoti Pashaj. Nderime dhe respekte per ate qe bete, per zerin tuaj ne ditet e para qe ngjante nje ze ne shkretetire. Kishe te gjithe pushtetin kunder dhe nje Shqiperi qe nuk kuptonte se cpo ndodhte. Shpresoj qe thirrja Juaj per denimin me vote te ketyre tradhetareve te degjohet. Shqiptaret te denojne si fillim me vote keta tradhetare dhe mbas 23 qershorit, drejtesia te merret me ta. Ky eshte nje krim qe denohet nga neni 208 i Kodit Penal dhe deninim eshte jo me pak se 15 vjet deri burgim te perjetshem. natyrisht kur behet ne bashkepunim atehere vepra denohet me rende. Kete fund duhet te pesojne Saliu, Basha dhe te gjithe ata deputete qe e forcen e kartonit e votuan.
    Dhe krimi eshte i vertetuar pasi Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte si nje akt te pavlefshem.

  • Tash Me deti esht i grekeve dhe e kan dhurate nga sali serbi
    eh E mjera shqiperi qe ka ra ne duart e sali berishes..

    Edi rama esht kryeminister I shqiperi e meritonn

    Ekipi i rilinjdes esht gjeja ku populli shqipetar duhet te votoje………………………….. PER nr 29 PER SHPRESEN E TYREEEE

  • sali ne 23 qershor do denohesh me vote nga shqiptaret vetme se shite detin vetme se shite trojet tona vetem se shite pasurite kombetare te medha te vendit

  • sali keto gjera nuk i lejohen nje kryeministri ti ke thyer besimin e shqiptareve ke thyer zemrat e nje populli qe donte troje te medha e bashkimin e shqiperise se madhe dnerkohe qe ti shite detin,pjesen ku mund te kete pasuri te medha nentokesore nafte

  • i nderuar PASHAI INDERUAR QOFSH PER JETE.,,TASHME HISTORIA DO TA SHKRUAJE ME SHKRONJA TE ARTA EMRIN TUAJ ….I BEKUAR DHE INDRITUR EMRI YT PSE O ZOT IMADH EI BEKUAR ATE VEND KAQ TE BUKUR IK DHENE KAQ NJERES TE POSHTER DHE TRADHETARE .PSE OZOT NUK I DENON TI ,SE NEVE SI SHQIPTARE NUK NA KA MBETUR ASNJE PIKE GJAK NGA I TE PAREVE T ANE ,,PSE O ZOT QE NE C,DO 40-50 VJET DEL NJETRADHETAR ,DHE NEVE HESHTIM /PSE O ZOT TA SHESIM ATE VEND QE NA I KE DHENE TI ENUK DIME TA MBAJME…PSE PSE ,..DEGJO DERISHA O TRASHEGIMTARI I ESAT TOPTANIT OTRASHEGIMTARIT AMET ZOGUT,KYKOMB KA ENDE BURA QE EDUAN KETE VEND POOOOO ME DUKET SE PO TE VJEN FUNDI ESHTE FATKEQESI KOMBETARE DHE TURPI DO NA MBULOJE PER ATA NJERES QE TE NDJEKIN TY ANTISHQIPTAR DHE NUK E KUPTOJNE SE C ,MONSTER JE I NDERUAR DHE IRESPEKTUR Z PELLUM ZAIMI KOMENTUSI ./DRITA////TE FALENDEROJ SE TEPERMI PER KOMENTIN QE ME KE EMOCIONUAR SE TEPERMI ,,,DHE KETE KOMENTPO ESHKRUAJ ME LOT NE SY …KAM 17 VJET QE ME MUNGON VENDI IM ..DERGJEM PER NJE COPE BUKE NEPER BOTE POR IDASHUR MIK A MUND TE KTHEHESH E TE JETO SH ME ATE QEVERI TE ATIJ KRIMINELI …DHE E DI PSE EBEN KETE QE NE TE MOS KTHEHEMI KURE EQE AI VEND TE SHKRETOHET E ME SHUME…I NDERUAR IGAZETES DRITA Z PRONAR I KESJ GAZETE TE FALENDEROJ NGA ZEMRA QE NA MBAN GJALLE EI QANI HALLET EMBEDHA TE ASAJ NENE ME KAQ HALLE TE SHUMTA LUFTONI JU LUTEMI ,SEPSE KENI REPUTACION ..JUVE JENI PUSHTETI IKATERT JUVE NUK DUHET MPOSHTENI NGA ATA SHARLATANE QE PER PARA SHESIN NENEN DHE BABANE FALEMINDERIT

  • I nderuar Kolonel Pashaj,une,nje qytetar i thjeshte nga shkodra,Juve dhe Atdhetare te tjere si Ju,Partine Socialiste te Shqiperise,Anetaret e Gjykates Kushtetuese te RSH,Gazetat “Shekulli”” Tema””Dita””Shqiptarja.com” i falenderoj..!
    Jam shume i sigurt se,sikur mos te ishit Juve dhe te gjithe te lartpermendurit e tjere,per disa atdheshites,tradhetare dhe kriminele qe deri sot jane ne pushtet,per pjesen me te madhe te popullit tim hallemadh dhe pa kujtese historike,sot ajo cope deti e Shqiperise do te ishte e shitur pergjithmone…
    Shqiptaret ne breza do t’u jene mirenjohes…!

  • Sali Berisha vetem ti dhe Zogu keni dhene per interesa te ngushta tuajat pjese nga teritori i cunguar i Shqiperise, Duhet falenderuar per qendrimin e madh kurajoz e patriotik Kolonel Myslim Pasha, si dhe gjykimi korrekt i Gjykates Kushtetuese qe te gjente zbatim dhurata e Berishes per Greqine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *