Shitja e Milanit te kinezët, çështje qeveritare

Bledar Lumani

Në vitin 2009, kur Silvio Berlusconi ishte kryeministër i Italisë, pati një takim punë me Xi Jinping, Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Koministe të Kinës, që në atë kohë mbante rolin e zëvendëspresidentit të Repuplikës Popullore të Kinës. Kur drejtuesi i lartë kinez e pyeti nëse Milani ishte në merkato, “Kavalieri” iu përgjigj me një batutë. “Ti do ta marrësh vesh i pari”.

6 vite më pas, presidenti i Milanit kujtohet për atë shtrëngim duarsh dhe nis të shfrytëzojë urat e komunikimit me kryetarin e shtetit kinez, që është një nga njerëzit më të fuqishëm në planet për të mos e humbur këtë rast të pazakontë që i jepet Milanit të tij për të siguruar një mbështetje të fuqishme ekonomike dhe për të nisur një epokë të re të klubit kuqezi.  Për të qenë më të qartë, Milani në njëfarë mënyrë është shndërruar në një cështje shtetërore të niveleve më të larta dhe me kryqëzim interesash.

Berlusconi ka folur për dy oferta kineze: Nga njëra anë qëndron propozimi i tajlandezit Bee Taechaubol, që ka mbështetje të fuqishme të fondeve kineze, dhe nga ana tjetër qëndron vetë qeveria e Kinës, me të cilën po diskutohet një skenar që i tejkalon kufijtë e Milanit. Dy liderët po bisedojnë edhe për kompaninë mediatike Mediasset dhe mundësinë për t’i garantuar Fininvest-it një pjesë të tregut televiziv lindor. Nuk bëhet fjalë vetëm për një mbështetje nga jashtë. Qeveria kineze është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në bisedime me rolin e aktorit protagonist.

Share This Article
1 Comment
  • Shfrytezoni italiane ndihmat e Kines,se ne i patem kinezet punetore,te thjeshte,te perunjur,por i perzume.Ju mbush mendja kllounit,sharlatanit,bashtos se Gjirokastres,qe nuk mori dot nje provim ne nje universitet te grades trete,ne monpelje,se ishte fanar ndricues ne bote dhe i perzuri kinezet,Mire i perzuri,por i vuri dhe koppilin me 7 pika prapa.Perzuri kinezet qe i mbushen magazinat plot; dhe qumesht dallandyshe prune,kuti panda.Sot vetem teneqeja me ariun ka mbetur,se qumeshti eshte niseshte.I perzune kinezet,na sollen demokracine e bishes Vucidolit.Bisha e pangopur si djalli Tazmanise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *