Qeveria po shikon mundësinë e shitjes së hidrocentralit më të madh të vendit, atij të Fierzës. Siç raporton e përditshmja “Shqip”, e cila i referohet një burimi brenda sektorit energjetik, qeveria do të vendosë për shitjen brenda muajit qershor, kurse burimi “i dytë” shkon më tej duke thënë se shikohet si opsion shitja deri në 30% të aksioneve dhe se ka shprehur interes një kompani matanë detit Adriatik.
Hidrocentrali i Fierzës është më i madhi në vend dhe mbulon 30 për qind të prodhimit vjetor, duke siguruar rreth 70 milionë euro të ardhura në vit.
Qeveria po e sheh si një mundësi për të mbuluar gropat financiare në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është një vit me shpenzime për shkak të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Tre ditë më parë, qeveria hapi tenderi edhe për shitjen e HEC-eve të Ulëzës, Bistricës 1 dhe Bistricës 2.