Shitja e pronave, BSH: Bankat të kenë struktura të posaçme

Elton Tafaruci

Bankat duhet të krijojnë struktura të posaçme për shitjen e pasurive të përfituara si rezultat i mosshlyerjes së kredive.

Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, ku përcakton se bankat duhet të trajtojnë çështjen e pasurive të marra nga kolateralet me njerëz të specializuar brenda stafeve të tyre. Praktikisht, zhvillimet e viteve të fundit po e bëjnë administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme një aktivitet shtesë për bankat tregtare.

Ndryshimet në rregullore kanë ardhur si rezultat i shtimit të vlerës së pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që bankat po mbajnë në bilance pasi ato nuk janë shitur dot në ankandet ligjore, pjesë e procesit të ekzekutimit të kolateralit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2015, vlera e pasurive të paluajtshme në bilancet e bankave kishte arritur në 22 miliardë lekë. Rregullorja e ndryshuar e Bankës së Shqipërisë ju lejon bankave t’i mbajnë ato në bilance deri në shtatë vjet, por duke llogaritur fonde rezervë mbështetur në vlerën kontabël të këtyre pasurive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *