Një gamë e rrjeteve globale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit komik “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas.
Ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelensky, luajti rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme, i shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale. Goloborodko nga një mësuese i thjeshtë, nisi të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.
Filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi, por tashmë interesi për të ka arritur kulmin që nga momenti kur Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse.
Nicola Söderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.
“Është një serial mjaft i vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.
Seriali pritet të transmetohet të dielën nga Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu nuk do të mungojnë transmetimet nga rrjete të ndryshme televizive në shtete të tjera si, Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë
Zelensky ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Duke dashur të mësojnë më shumë për të kalurën e tij si pjesë e botës së spektaklit, njerëzit i janë futur kërkimit në Internet. Një nga gjërat që kanë zbuluar rreth eksperiencave të tij të mëparshme është edhe pjesëmarrja e tij në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.
o.j/dita

Muhabete koti.
Ky eshte pasanik tani se i vijne fitimet. Pooor, mjere populli qe ……
Tani ftojme Ermal
Mamaqin te vendose kandidaturen per president. Tani qe eshte bere edhe foles ne audienca ndekombetare e meriton kete nder,….
Bota…..perendimi po behet me kar-agjoz qe ben te fameshem nje lolo….kllaun.
“Merita” e tij eshte qe futi Ukrainen ne lufte dhe nuk e nxjerr dot me prej saj.
Ne valle futesh duke dhene 1 lek por jep 1 mije dhe nuk del dot.
Turp te keni
Atje behet lufte, vriten perdite njerez te pafajshem sepse nje psikopati nazist ju tek te tregoje se eshte I forte dhe ben cfare do vete..
Ky “komediani” doli burre TRIM..pak njerez e kane kete cilesi..
Prandaj qepeni gojen..
Problemi eshte se ty kush do ta qepi ty gojen me brockullat qe leshon larte e poshte bile duke kercenuar dhe komentuesit qe ta qepin. Me c’fare te drejte e merr guximin ti maskara burre? Sa per komedianin, ai komedian eshte. Ate zanat ka.
besoj ne fund do te shkruhet
“Bazuar ne nje histori te vertete”
Dobicet e Forumit Ekonomik Boteror dhe te George Soros kane dekada qe instalohen kudo ne politiken “demokratikase” , me mbeshtetjen dhe parate e Kultit Financiar Global Luciferian.
Dhe e gjithe kjo kur ju flinit gjume,. Besoj mjafton per tu zgjuar. Po nuk mjafton, vazhdoni gjumin.
Ky eshte si kur me qene vella bijnak me Ermal Mamaqin si ne tipare dhe ne aktrim dhe tipin filmave qe luan . Nuk edi pse shume shqiptare jane emocionuar me Zelenskin kur kane ate te tyren: Ermal Mamaqin! Hidh kandidaturen o Mamaq si ky byrazeri Ukrainas se ka ardhur dita karagjozeve si ju sidomos kur ke mbeshtetjen e ( Uncle George)!!!