Barcelona po arrin shifrën e 100 milionë eurove të arkëtuara nga shitjet e futbollistëve gjatë kësaj vere.
Ndërsa për blerjen e Arthur, Lenglet, Malcom dhe Arturo Vidal ka shpenzuar në total 126.9 milionë euro, klubi katalanas ka siguruar shifrën e 91.7 milionë eurove.
Kësaj shifre i pritet t’i shtohen edhe 3.5 milionë euro të tjera, në formën e bonueseve.
Alex Vidal ishte i fundit që u largua nga Barcelona për t’u rikthyer tek Sevilla. Ai pranoi që të paguajë 8.5 milionë euro për kartonin dhe 2 milionë të tjerë si bonuse.
Barcelona mbylli gjatë kësaj jave edhe çështjen e transferimit të Lucas Digne te Everton, për 20 milionë euro dhe me 1.5 milionë euro si bonuse.
Edhe për Gerard Deulofer që kaloi te Watford, Premier League ishte destinacioni i radhës. Ai pagoi në total 17 milionë euro.
Barcelona do t’i përfitojë të ardhurat më të mëdha nga Guangzhou, i cili do të derdhë 50 milionë euro për kartonin e tij, pasi të ketë përfunduar periudha e huazimit.
s.a/dita
