Miliona britanikë kanë nisur prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm që të hedhin votën e tyre në referendumin historik të Britanisë për të qëndruar apo jo në BE.
Sondazhet më të fundit, tregojnë se kampi “pro” qëndrimit në BE, kryeson me 6 pikë avantazh, por ekspertët nuk e përjashtojnë që moti i keq mund ta përmbysë trendin.
11% e votuesve thanë se nuk e kishin vendosur ende votën e tyre.
Kjo është hera e tretë që Britania thërret popullin në një referendum kombëtar në historinë e vendit.
Numërimi i votave të referendumit pritet mbrëmjen e sotme






ka gjasht ore qe ka pushuar.