Produktet e mishit dhe të bulmetit janë më pak prezente në tavolinat e amerikanëve, kjo ka ndodhur që nga periudha e fillimit të pandemisë.
Nga një sondazh i realizuar së fundmi, të intervistuarit treguan se më shumë se gjysma, apo 57 për qind kanë konsumuar këtë periudhë shumë më pak mish.
Gjashtë në dhjetë prej tyre thanë se janë kthyer gati në gjysmë-vegjetarianë, sepse dietën e tyre ushqimore tani e kanë fokusuar më shumë tek produktet me bazë bimore sesa ato shtazore.
Të pyetur se pse kishin bërë këtë zgjedhje, një pjesë u përgjigjën se e bënë një gjë të tillë pasi e konsideronin më të shëndetshme. Kjo kategori mendon është më e shëndetshme për ata që të hanë më pak mish dhe të krijojnë kështu një jetesë të qëndrueshme.
Gjysma e të anketuarve po ashtu rrëfyen se edhe në mëngjes, kanë zgjedhur të konsumojnë vetëm produkte bimore. Mëngjesi më i famshëm i zgjedhur prej tyre është tërshëra, frutat, kosi etj., ndërsa një pjesë rrëfejnë se atë e kanë vaktin kryesor të ditës. Në bazë të rezultateve, testimet rrëzuan gjithashtu bindjen e përgjithshme se produktet me bazë bimore nuk janë të shijshme ose se janë të vështira për t`u gatuar. /foxnews/
