Shkaktoi aksidentin me eskortën e Ramës, 29-vjeçari kërkon ndjesë

DITA Online

 

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua disa ditë më parë si i dyshuar shkaktar i aksidentit me eskortën e Ramës.

Në dëshminë e tij Naçi i ka kërkuar ndjesë gardës, ndërsa ka shtuar se aksidenti ishte pa dashje.

“I kërkoj ndjesë gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar”, tha Naçi.

Më tej ai deklaron se aty lejohej parakalimi pasi  vijat e bardha në rrugë ishin të ndara.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *