Shkaktoi polemika/ Rama: Çfarë dëgjoja në kufje kur fliste Monika Kryemadhi në Kuvend

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot në Top Story një nga episodet e maratonës së parlamentit ku ai dukej se kishte vënë kufje në momentin që fjalën e kishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata. Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe mbetemi miq të mirë,” tha Rama.

Ky moment u komentua dhe nga vetë Kryemadhi, e cila në Facebook bashkangjitur fotos ku Rama dukej me kufje shkruajti: “The ugly truth” (E vërteta e shëmtuar)

Share This Article
3 Comments
  • Grate e fshatit nuk dorzohen kurre.Veprimi me gjenial i Monikes ne politike,eshte cfaqja me kova me akull,kur ja hidhte kokes,sakrifice per Sali Berishen.Pas Sali Berisha,pas publikisht.Ka qene vetvetja Monika.Do i afrohet edhe tepsise se gjatoshit.Nuk e le pa ja ngjyer gishtin.

  • jo e bëra po se bëra??
    nëse e bëre pa qëllim!? ska asgjë të keqe,por ao që mua më shqetëson është se nëse ti” e di përpara se ta thotë Monika.”,besoj e di dhe se çfarë do të thonë të tjerët?!
    përse shkon dhe harxhon kohën në parlament??
    përse nuk shkon dhe të bësh diçka tjetërt??
    përse nuk shkon të luash basketboll në K/ministri,të luash me zahon në dhomën që e ke bërë për të në institucionin shtetror,të pikturosh në zyrën tënde me lapsat e blerë me paratë e taksave tona dhe ti shesësh për llogarinë tënde,oooooooo ndoshta të punosh??
    të paktën nuk të sulmojnë,or karabush!!
    të paktën nuk e di kush se si i harxhon paratë e paguara nga xhepat tanë!!të paktën mund të gjënjesh sa të duash,pa pasur mundëisnë të ti faktojë dikush!!
    të dëgjosh CNN nuk mund të merret si ofendim!!duhet ta dëgjosh direkt se nuk ke mundësi ta dëgjosh në streaming!
    ps:regjistrimet e kuvëndit janë!a ka mundësi dikush të vërtetojë nëse është një gënjeshtër e tij apo thotë të vërtetën??të kontrollojë kohën e lajmeve dhe momentin e vendosjes së kufjeve??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *