Shkaqet e shpeshta që çojnë në mosfunksionimin e veshkave

anazapta

 Veshkat preken nga një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe çrregullimesh të saj. Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) të cilat dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta. Nuk ka asnjë shkak të vetëm të sëmundjes kronike të veshkave. Disa forma të sëmundjes mund të jenë të trashëguara, ndërsa të tjerat janë të fituara. Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh mbetet i panjohur, por sëmundja kronike e veshkave e cila sot po bëhet problem i shëndetit publik ka disa kushte apo gjendje që ndikojnë në zhvillimin e saj dhe janë të gjitha që kanë të bëjnë me ndërlikime si diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak, glomerulonefriti, sëmundjet e trashëguara, si sëmundja e veshkave polikistike, keqformime të lindura, lupusi dhe sëmundje të tjera që ndikojnë në sistemin imunitar të trupit. Gjithashtu ndikojnë edhe pengesat e shkaktuara nga probleme si gurët në veshka, tumoret apo një gjendrra e zgjeruar e prostatës tek burrat dhe infeksionet urinare të përsëritura. “Veshkat rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi, ato eliminojnë një sërë toksinash (helmesh) nga trupi ynë. Gjithashtu veshkat prodhojnë disa hormone, për shembull reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D”, sqarojnë specialistët e ISHP, duke kërkuar vëmendjen makismale në përzgjedhjen e ushqimeve që duhen konsumuar gjatë ditës si dhe kontrolleve të vazhdueshme që duhen bërë tek mjeku specialist për të ndalur në kohë ndërlikimet që shfaqen në veshka.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *