Në një nga takimet farsë që po zhvillon z. Lulzim Basha, i caktuar për kryetar i Partisë Demokratike, këto ditë bëri edhe një deklaratë në formë ultimatumi për mazhorancën, që do filloi qeverisjen në shtator. Ne tha ai, aksionin e parë politik do e kemi në mbrojtje të administratës shtetërore, që sipas tij, do jetë pre e revanshit politik të Partisë Socialiste. Do ngremë zyra e struktura të veçanta, etj. kudo, dhe kush vë dorë mbi administratën shtetërore do përballet me drejtësinë, ligjin, faturën financiare, etj… etj.(!!)
Desha t’i sjell në kujtesë këtij zotërie dhe gjithë qeveritarëve të Partisë Demokratike, që kanë qenë në qeverisjen e vendit këto tetë vite, masakrën e vërtetë që kanë bërë ndaj punonjësve të administratës publike, duke larguar nga puna mijëra specialistë dhe nëpunës të afirmuar, të specializuar dhe marrë me konkurse në vendet e tyre të punës, vetëm e vetëm për motive politike, duke sjellë në vendin e tyre militantë, e njerëz mediokër, besnikë të Partisë!
Unë mund të flas edhe me shifra: Vetëm në mandatin e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike 2005 – 2009, sipas statistikave numri i të larguarve nga puna i kalon katër mijë veta dhe fatura financiare shkon deri në katërmbëdhjetë milionë dollarë! Vetëm në 150 ditët e fundit të këtij viti janë larguar nga puna mbi 830 nëpunës. Vetëm në gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar mesatarisht rreth gjashtë dosje ankimore (të shkarkuarish në kundërshtim me ligjin) në ditë.
Po ju sjell një shembull me konkret, ose si i thonë, një ngjarje të jetuar. Shkruesin e këtyre radhëve e kanë larguar tre herë nga puna si specialist në administratën publike, në harkun kohor të pesë viteve, me të njëjtën akuzë absurde “për motive politike”. Vendimet ndryshonin vetëm datat dhe numrat e protokollit. Në të gjitha rastet, motivimi për largimin tim nga puna është gjetur me shkelje të rënda ligjore nga organet e drejtësisë. Më është dhënë e drejta e rikthimit në punë, dëmshpërblimi financiar, etj…
Vetëm për rastin e fundit, fatura financiare që do më paguajë institucioni përkatës kap vlerën e dëmit në buxhetin e shtetit prej 740.000 lekë. Unë specialisti i lartë, me përvojë dhe kualifikimet përkatëse, qëndroj pa punë, ndërsa në vendin tim paguhet një tjetër, pra, për një vend pune edhe sot bashkia e Lul Bashës, paguan dy veta!
Si rasti im janë me mijëra në Tiranë dhe në shkallë vendi. I takon qeverisë së re, institucioneve të specializuara të auditit, si dhe organeve të prokurorisë, që të bëjnë menjëherë evidentimin e gjithë kësaj batërdie kriminale, duke vënë para ligjit të gjithë ata drejtues, që kanë abuzuar me pushtetin dhe i kanë sjellë dëme të pallogaritshme funksionimit normal të qeverisjes, si dhe humbje direkte të financave publike. Pasojat e revanshit ndaj administratës, që paragjykon z. Basha, duhet t’i kërkojë së pari tek vetja e tij, tek ministrat dhe titullarët e institucioneve të qeverisë, që sapo larguam. Si asnjëherë tjetër, në këto zgjedhje, administrata publike i është nënshtruar një terrori të paparë politik dhe psikologjik. Është detyruar në rresht të ndjekë mitingjet e Partisë Demokratike cep më cep Shqipërisë, të paraqitet në apel çdo natë në zyrat e shtabeve të saj në lagje e zona, të plotësojë formularë për vete, pjesëtarët e familjes dhe të afërmit, ku deklarohen për numrin e votuesve që do sjellin për të votuar nr. 44, kërcënime e deri fyerje ndaj atyre që shfaqnin shenja lëkundje. Një ndër sloganet më të turpshme dhe poshtëruese ishte “Të kemi mbajtur me bukë, prandaj tani jep votën”. Dhe këtë ja thoshte injoranti, i pa shkolluari, profesorit, mjekut, mësuesit, inxhinierit, ekonomistit. Ju, zoti Lul Basha, si një ndër drejtuesit e fushatës së Partisë Demokratike për Tiranën, bashkë me shokët tuaj jeni hajdutët e vërtetë të demokracisë, të votës së lirë, të moralit dhe dinjitetit njerëzor, që keni zbatuar një gjenocid të vërtetë ndaj pjesës më elitare të vendit, punonjësve të administratës publike!

Jam nje lexues i rregullt i gazetes. Ne nje kohe te shkurter keni bere mjafte lexues. Mjafte shkrime e analiza jane te qelluara por pavartesishte nga orientimi duhet te ruani nje minimun niveli dhe vlere. Eshte e mundimeshme te lexosh shkrime si ky qe vijne si gogesima te mbetjeve komuniste. Plehra te tille pa kohe theshte duhen injoruar.
Uroj cdo te mire stafit tuaj.
z. Pal, nuk ju detyron kush te lexoni shkrime te tilla, aq me teper te mundoheni me tej e te shkruani edhe komente te mbytura ne “e-te” pafund, ne nje kohe qe ekspertet e gjuhes po mundohen te heqin edhe ato “e” qe gjuha jone i ka me rregullat e drejtshkrimit.
Por do te doja te dija, se si do te ndiheshit ju personalisht, nese dikush do t’ju flakte nga puna e do t’u linte pa rroge. Aq me teper kur ky do te ishte “perjashtim nga puna” per aresye politike.
Une kam nje kusheririn tim te pare qe e flaken nga puna si mesues, sepse kunati i tij kandidoi per keshilltar ne bashki ne emer te PS-se. Dhe kushoja, baba i dy femijeve, ishte i vetmi ne familje qe kishte pune.
Fitoi edhe gjyqin, i takoi edhe demshperblim, por aha, leke i thane nuk ka! Kur te kete shteti do t’i marresh. Me c’fare do t’i ushqeje ai tani femijet, te lutem shume!
Pra behet fjale per buken e gojes, jo per mbetje komuniste. Meqe ra fjala e komunizmit, Envei ishte ai qe ishte, nuk ka nevoje ta diskutojme. Por pa buke thate nuk linte njeri. Sepse e dinte, se kur mbaron buka thate, populli nuk ka c’te humbe me dhe revoltohet.
PD-ja si duket nuk e ka mesuar ende kete mesim. Prandaj edhe u trullos nga humbja dhe kerkon aresyen tek populli qe nuk ia deshi asfaltin e rrugeve Sales kaq shume e nuk e votoi prape! Harruan se buka thate eshte me e rendesishme se asfalti i hedhur kuturu neper rrugica.
Tung,
Blendi
O zoti Pal Dukagjini!
Do te ishte me mire ti kishe futur nje po…dhe te madhe se sa shkrove nje koment te tille.
Nuk e di se ku jetove keto 6 muajt e fundit, por po te kesh qene ketu te gjitha ato qe shkruan Osmanaj jane te verteta.
Rasti qe jep Bledi ketu me siper eshte shume i dhimbshem, sepse tregon sa poshte e ka cuar demokracine, dhe shtetin ligjor qe pergjohej dite e nate do te ndertonte PD dhe Berisha. Gjithsesi kjo situate ka “nje te mire”. Kjo qendron ne faktin se populli duhet ta kujtoj vazhdimisht kete periudhe te sundimit fashisto-Berishist si nje periudhe nder me te zezat e historise moderne shqiptare dhe ti votoj keto forca antishqiptare ne koshin e historise.
ne 2005 ne ministrine e brendshme, pastruese punonte nje grua shurdh memece. u pushua nga puna pa shkak, kishte 25 vjet pune ne ate institucion…. ka rast me antihuman dhe antilogjor se kaq?
….. hajde dru me pre …
Prej shume kohesh, – insistoj dhe tani, ngaqe nuk eshte vone, madje kjo rezonon edhe me mendimin e shfaqur nga Hysni Osmani, – qe magioranca e sotme, qe erdhi ne pushtet me nje synim do te thosha epokal, pra, me te drejte per te Rilindur vendin, qe te shkruaje “librin e zi” te opozite-pozite (qeverisjes) se Sali Rame Berishes. Medoemos. Jane me qindra e mijera histori individuale te dhimbshme e te turpshme per llogari te SRB-it. Pak kush mund ta dije se cfare eshte bere me kete pasuri njerezore kombetare, te trajtuar harbuterisht nga pinjollet e atyre ruralisteve, qe shtypen me zjarr e hekur kryengritjet e Dukagjinit, ne 1924 (shih per me kollaj http://www.shqiptarja.com)
Se ti, me te drejte, kerkon audit nderkombetar per financat, kryesisht (nese nuk e kam kuptuar gabim). U ke kerkuar njerezve qe te aplikojne per transparence dhe per kontigjente te gatshme konkuruese. Po atyre ose NE, 4000 specialisteve (etj) me te gjithe kualifikimet, me pervoje e te perkushtuar (pikerisht keto cilesi nuk i donte SRB-i qe te shinte mbare e prapsht me lakejte e hajduterit e tij me damke) qe na e ben dosjen “me zinxhir”, sic thoshte Tefe Palushi dhe na nxoren nga puna pa asnje rresht motivacioni, gjoja ne emer te strukturimit te dikasterit etj, ne 1000 karaktere sa c’eshte aplikimi, cfare do te shkruajme ne te? Do te vihet ne vend drejtesia per sjelljen me rrugacerore qe eshte bere ndonjehere ndaj administrates, kryesisht specialisteve, per 24/1 e 24/2 e per 24 te tjera deri ne infinit?
Sa i takon te ashtuquajturit Pal Dukagjini, te cilit duket se i jane thare lotet nga humbja homerike dhe po cel istikamin e orientuar nga perbindeshi SRB-i (qe ne specialisteve per 8 vjet na la pa buke, pa dinjitet, pa asnje asnje perspektive riintegrimi ne tregun e punes, pervec farave te lulediellit, e mallkofte zoti per cfare ka bere mbi popullin shqiptar) do t’i thosha “Me mire hesht, dhe mos vazhdoni t’i provokoni me shqiptaret!”
E dini si eshte kjo pune! Si puna e Hitlerit, kur pushtoi te gjithe boten. Dhe kur koalicioni antifashisht e vuri perpara duke e perzene ushtrine naziste nga trojet e pushtuara, Hitleri te dilte e te bertiste. -Mjere ata qe perzene ushtaret nga vendet ku kane shkelur-
Dhe kjo puna e Bashes dhe PD- Pasi i pushtuan te gjitha institucionet dhe administraten me ushtaret e tyre, po therrasin:-Mos largoni pushtuesit tane nga puna- Kjo eshte teori naziste, o luleker…!!!
pal dukagjini ..qe nga pseudo emri dukesh qe je njeri pa moral ,qe nga mynyra sesi flet ti je nje njeri qe nuk e meriton te flasesh mety…..ti je nje percares dhe nje njeri qe uren dhe nuk kupton qe ajo kohe ka ikur ..ti shikon qimen tek tjetri dhe nuk shikon traun qe qe ke ne kurizin tend ,,po ty karafil kush te drejton qe qenke kaq anti komunist i flakte ….sali berisha nuk ka qene komunist .jo vetem kaq por edhe spiun i komunizmit….sa njeres ka futur ne burg salivici tend …marezite dhe hipokrizite tuaja nuk kane fund ,, ju nuk beheni kure demokrate ,sipas mendimit tuaj c duhet te bejme te marim armet dhe te luftojme njeri tjetrin ..jo onjeri i pa principte kjo nuk ndodh me ,,,,njeres te kallepit tuaj duan qe ti gjejne fundin kombit tone ,,kete e verteton ti qe nga mbiemri qe mban ju vrisni njeri tjetrin ju jeni kanibale ju doni qe ta beni gjithe vendin tone ashtu si krahinen tuaj ,po jo ate nuk do ta beni dot kure do tu pritet dora atyre qe do guxojne te kthejne 97 en po ke dhe moral te besh dhe sugjerim kesaj gazete ti mesish ti se si te veproje njeres pa vlera morale nuk kane te drejte te bejne moralju kur te xhdukni hasmerite qe jeni kthyer ne ujqer me njeri tjetrin atehere kini te drejte te flisni per moral ,,po ti ke kujt ti ngjasesh se shpirterori yt hengri gjysmen e tropjes vrau djemte me temire te tropojes ,dhe ju kerkoni qe ta deni si tropojen dhe dukagjinin tend gjithe shqiperine …ju njeres pa vlera pa ndjenja dashurie pa vlera njerezore njeres si ju qe i merni jeten mjeriut pa as me te voglen keqardhje jeni te denuar nga cdo lloj kodi moral dhe njerezor ju jeni kriminele dhe nuk njihni as shtet e as ligj ,,larg nga njeres si ju
O Pall Dukagjini nuk paske talent per komente.me gjithese qenke lexues i rregult i gazetes.
E para, shyqyr që shpëtum prej …hajde dru me pre…!
E dyta, ti kërkojmë Partisë Socialiste, të bëjë publike listën e të gjithë të pushuarve nga puna gjatë diktaturës birishiane! Të shoqëruara dhe me motivimet e gjithsecilit!
Së treti, të hapë zyra avokatie për rehabilitimin e të gjithë të sipërpushuarve nga birisha!
Së katërti, të përgjigjen penalisht dhe financiarisht të gjithë urdhërdhënësit për pushimet nga puna të mbështetësve të ps-së gjatë fushatave.
Së pesti, Të përjashtohen nga puna të gjithë ata që i zunë vendin me të padrejtë përkrahësve të ps-së.
Së gjashti, Ta mbyllin qenefin një herë e mirë malokëria… Rroftë qytetaria shqiptare!!!
Boll u mundua Enveri ti civilizonte njerezit si Pali(dru me pre)u hapi shkolla por jo nuk u bene.Nuk thone kot derri dele me zor nuk behet.Aq di i varfri dhe aq thote se po te dite dhe pak me shum do e kishte ber Sala shef policie.
Sa qafen e shkurter e keni ju komunistat ore te gjore. Gjithemone e thoni fjalen e fundit ne fillim. Une nuk kam shkruajtur me pseudo emer po me emrin tim te vertete. Po doni te dini me teper une kam qene komisioner per te majten ne zgjedhje, keshtuqe me zgjedhjen time besoj kam kontribuar sado pak qe ti shkurtohen ditet nje qeverisje te papergjegjeshme. Nuk kam punuar kurre ne Administrate por perkundrazi me aktivitetin tim modest privat kam te punesuar 16 persona. Lexoj me dhimbje rastet e siperme dhe besoj qe ashtu ka ndodhur por vete artikullshkruesi ka qene Sekretar i Partise ne Tropoje (nje pleher) dhe arsimi i tije i vetem eshte shkolla e Lenkes ne Laprake. Veshtire se do ja kisha besuar ne ruajtje Derrat… Nuk besoj qe edhe Rilindja deshiron te mplekset me te tilla mbeturina. Besoj dhe shpresoj te nje fillim i mbare per te gjithe, ne respekt te dijes dhe aftesive te gjithesecilit.
Plehu po pleh mbetet. Nuk ma lejon kultura dhe inteligjenca ime te merrem me plehera si puna e ketij Pal (Jo Dukagjini), se per menyren si shkruan ndyen jo vetem Dukagjinin, ate treve tejet fisnike, por gjithe Shqiperine, po ju dha mundesia.Kam qene specialist per shume e shume vite, kam qene drejtues ne ekonomite bujqesore, me vone kam qen i zgjedhur edhe Sekretar Partie, por kudo dhe kurdo i kam shebyer me shume perkushtim vendit tim dhe atij populli, qe e kam dashur dhe me ka respektuar.Nuk e kam mbaruar kurre shkollen e Lenkes, jo per ndonje gje, por nuk me eshte dhene mundesia. Arsimimi im i perket atij brezi,qe ka konkuruar me sukses jo vetem ne sfidat e kohes, por diplomomimi im dhe i brezit tim eshte i njohur nderkombetarisht ne gjithe bote, Universiteti Bujqesor i Tiranes(ILB). Sa per ti treguar kesaj vemjes Pal…diplomimi im rezulton me nje mesatare te pese viteve te fakultetit me mbi 9,2. Nuk e kuptoj pse u djeg kaq shume e verteta disa njerzve, qe hiqen si demokratik? Por keta jane vertete rreziku me i madh i vendit, si ky tinzari Pal…qe me ato qe vjell, duket se c’moster eshte.Ne shkrimin tim nuk kam share e as ofenduar njeri, kam thene nje te vertete te dokumentuar. Bile ato qe kam shkruar jane vetem maja e aisbergut, per ate qe ka ndodhe me administraten publike. Kujtoni nenin famekeq 24/1 te viteve 90, qe me vone u aborgua, por vazhdoi ne menyra te tjera, duke shkaterruar vleren me te madhe te popullit, inteligjencen dhe administraten publike te tij. Falenderoj gjithe shkruesit e me siperm dhe shume te tjere qe me kan kontaktuar dhe pergezuar per problematiken e trajtuar ne shkrimin tim. Ftoj gjithe ata punonjes dhe specialiste te larguar nga puna per motive politike, qe te behen pjese e denoncimit te ketyre akteve antidemokratike.
O LUL Bolja 1 muaj para zgjedhjeve hoqe nga puna te gjithe personelin e parkut te autobuzave dhe nuk u keni dhene pagat e prapambetura e nuk marrin dot asistence se ti mor mjeran politik qe ben presion te mbrosh militantet e tu ben mire,por ben mire tu paguash leket e sigurimeve qe te marrin asistencen,kete shiko ti njehere mor shker……
Po Avokati i Popullit cfar pret! Te filloi menjehere dorezimin e dosjeve ne prokurori per gjithe ata kriminel qe kan shkelur ligjin dhe demtuar buxhetin e taksapguesve shqiptar. Ketu krimi eshte teper evident! Ka emra dhe shifra konkrete. Prokurori Llalla ta tregoi veten, se per deri tani ka qene vetem nje pergjegjes seksioni i P.Demokratike. I bej thirrje qe te kthehet urgjent ne detyre. Besoj qe do kete nxjerre edhe ai por edhe drejtues te tjere te institucioneve perkatese mesimet e duhura nga uragani popullor i 23 Qershorit. Mjer kush i hyn ne hak ketij populli!!!!.