Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas një takimi me ambasadorin e BE-së, Etore Sekui, është shprehur i shqetësuar me ndryshimet e fundit në polici. Sipas tij, mazhoranca po zhbën çdo gjë të qeverisë së kaluar dhe kjo, sipas Bashës, është e gabuar.
“Shpreha vullnetin tonë për të ndalur një përpjekje për keqësimin politik në vend, duke parë edhe me lajmet e sotme, ku qeveria po sillet si e zhbërjes jo thjesht e mosqeverisjes, por mohimit të gjithçkaje të arritur edhe në kuadër të shkarkimeve abuzive, të bëra në polici. Kjo bëhet shqetësim shumë i madh jo për opozitën si përfaqësues parlamentare e vullnetit të qytetarëve, por për gjithë shqiptarët që kërkojnë që në çdo rotacion të shënohen hapa para, e jo pas. Dhunimi i konsensusit është hap i qartë pas dhe i cili do të trajtohet me vendosmëri nga opozita” tha Basha.
Basha është shprehur se do të shqyrtohet me vendosmëri çështja e shtyrjes së ligjit të nëpunësit civil, ndërsa nuk saktësoi se sa do të vijojë bojkoti i opozitës.
“Shtyrja e ligjit është një hap që do të trajtohet me vendosshmëri nga opozita. Takim ynë pati si qëllim të qartësonte pikëpamjen e unifikuar të opozitës. Qëndrimi ynë është një refuzim i investimit të mazhorancës për të prishur konsesnsuin. Nuk është zgjedhja jonë, është zgjedhja e tyre. Zgjodhën koburen e ndryshkur të aktit normative për të ekzekutuar konsensusin” theksoi Basha.

Do vije e radha jote hajdut!
Hajdut ku ma gjen, se per te mbijetuar njeriu edhe mund te vjedhe. Ai eshte kriminel i lindur qe ashtu si baba Saliu nuk i dridhet qerpiku per asnje nga krimet qe ka kryer. Kur te hyje ne burg do te lene ne nje qeli me Zan Caushin. Do behet mbreteresha e Burrelit, Fustanin e dasmes do tja veshe edukatore Salushka.
Shoqja Lulezime mos u dekorajo, kemi edhe zhvillime te tjera, nuk do te punohet me kriterin kush ka teseren e PD dhe kush eshte mitingashi me i keq qe ka share Ramen dhe opoziten, kush ka vjedhur me shume vota etj. Kur do te besh anazen e shkaterrimit te PD ne zgjedhjet e 23 qershorit dhe na njofto kur do te shkosh me krushqit ne dasmen e Sherdhenit me Virgjereshen Armina. Toc i papam.