Shkarkimet nga puna, 6 persona në ditë i drejtohen gjykatës

anazapta

Mesatarisht 6 persona në ditë në Tiranë, të cilët kanë humbur punën, u janë drejtuar dyerve të gjykatës në pesë muajt e parë të vitit 2013. Në Gjykatën e Tiranës ka në mbërritur 829 padi të tilla gjatë 150 ditëve të fundit. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i kërkesave për marrëdhënie pune është dyfishuar, pasi në 5-mujorin e parë të 2012-ës, numëroheshin jo më shumë se 350-400 të tilla”, shkruan sot GSH, e cila u referohet burimeve në Gjykatën e Tiranës. Gati 90 për qind e të paditurve janë institucione shtetërore dhe më i paktë numri i kompanive private. Largimet nga puna në administratën shtetërore u rritën dukshëm dy muajt e fundit, kur si pasojë e shkëputjes së LSI-së nga koalicioni qeveritar, një pjesë e mirë e punonjësve të administratës u hoqën nga puna, duke u zëvendësuar me militantë demokratë.

Dëmi në buxhet
Largimi në mënyrë të padrejtë i punonjësve të administratës publike, veç faktit që ul të ardhurat dhe rrezikon mirëqenien e familjeve të personave që e humbasin punën, krijon dhe një “gropë” të zezë në buxhetin e shtetit. Shumica prej të larguarve nga puna, kanë përfituar në shumë raste të drejtën për t’u rikthyer, e në raste të tjera të drejtën e dëmshpërblimit me pagën e një viti. Duke pasur parasysh numrin e lartë të padive për marrëdhënie pune, me shumë gjasë edhe fatura e dëmshpërblimeve do të jetë tejet e lartë, edhe pse për momentin nuk mund të bëhet një përllogaritje, për shkak të faktit se pjesa më e madhe e padive janë në shqyrtim.

Share This Article
14 Comments
  • nje shtet ku mund te punesohesh vetem nese je mbeshtetes i nje partie nuk quhet shtet! keto heqje nga puna jane pa dyshim me motive politike!

  • Te punosh ne administraten e Berishes siguria ne vendin e punes eshte zero,mjaft te shkembehesh edhe ne rruge me nje opozitar dhe pushohesh nga puna

  • Kush do te pergjigjet per demin ekomik qe i shkokton qeverisja shtetit me largimet politike nga fundi,Qeveria socialiste duhet tu faturoje faturen ketyre njerezve te papergjegjshem

  • Ditet e fundit jane shtuar rastet kur munojesit jane vene nen trysnine zgjedhore ne plotj raste duke paralajmeruar ose larguar nga puna

  • Saliu pengoi enkas votimin e 3 ligjeve sepse ligji qe e pengonte me teperi ishte ligji per statusin e nepunesit civil. Pse thoni e pengoi?
    Pergjigja eshte shume e qarte ne kete shkrim

  • vvvv
    Eshte e turpshme qe ne 22 vite te demokracise njerezit te ndjehen te kercenuar nga rreggimi Blu me shume se Enver Hoxha

  • Largimi per arsye politika nga puna i profesionisteve,qe nuk jane ndjekesit dhe zvendesimi i tyre me njerez te marre nga rruga sjellin
    analfabetizem
    rendi te cunguar
    rrenim ekonomik

  • Duhet te votojme me shumice votasj mr 29.duhet te largohet berisha qe te gjithe te ndjehemi mire,e te qete.
    Rilindja do te ndryshoje rrenjesisht shqiperine

  • filloi avazin sali berisha me shkurtime nga puna te te gjithe njerezve qe marin pjese ne takimet e opozites apo nuk pranojne te kontribojne ne fushaten e qeveise,dhe kjo eshte shume eshemtuarper qeverine

  • avokati i popullit dhe nderkombetaret duhet te kishin reaguar deri tani per kete gje dhe nderkohe kjo levizje e qeverise esht enati demokratike eshte ati ligjore dhe ne kudnershtim te hapur me ligjin ne shqiperi,turp

  • kjo qeveria ka cenuar cdo pjese te zgjedhjeve t elira dhe te ndershme dhe pjese e ksaj eshte dhe cenimi i punes se njerezve dhe kercenimi i punes nqs nuk mbeshtet dhe nuk voton qeverine,kjo eshe e trishte

  • parita socialiste esht e e zotuar ne rpemtimet e saj se te gjithe q eshakrkohen nga puna gjate zgjedhjeve do kthehn ne pune direkt pas 23 qerhsorit dh eky premtim do mabhet dhe askush sduhet t ekete asnje dyshim

  • prandja shqipatret ne 23 qerhsor duhet te mebshteisn edi ramen dhe partine socialsit ene 23 qerhsor ne menyre qe tmos kete me kercenim te demokracise dh ete zgjedhjeve ne vend e tmos ket me kshu largimesh te turpshme nga puna

  • NGA PUSHIMET NGA PUNA NE DREJTORINE E BUJQESISE DHE TE USHQIMIT NE GJIROKASTER NE VITET 2005-2009-2013 , JANE RRETH 150.000.000 LEKE TE VJETRA QE SHTETI DUHET TE PAGUAJ PER QEJF TE SALIUT DHE GENC RULIT SI MINISTER I KETIJ SEKTORI NGA PUSHIMET POLITIKE QE JANE BERE.
    KETO LEKE NUK JANE LIKUJDUAR ME PRETEKSIN EDHE TE PERMBARUESIT SE NUK KA LEKE DHE NUK NA LEJOJNE NGA MINISTRIA TE ZBATOJME URDHER EKZEKUTIMET E VENDIMEVE GJYQESORE TE FORMES SE PRERE.
    KA EDHE NJE KATEGORI JO E VOGEL QE PAGUHEN ME KONTRAT NE KETO VITE DHE QE MIRREN VETEM ME FUSHATE ZGJEDHORE.
    EDHE SHEFEN E FINANCES E PUSHUAN NGA PUNA PER TE VJEDHUR REHAT LEKET E FONDEVE DHE NGA TE ARDHURAT E DOGANES.

    TAMAM KATRAHURE E VERTETE .KJO GJENDJE ZGJIDHET VETEM NE 23 QERSHOR DHE QE PAS KESAJ TE PERGJIGJEN PARA LIGJIT PER VJEDHJET DHE DEMIN KATASTROFIK QE I KANE BERE BUXHETIT TE SHTETIT MILITANTET HAJDUT TE SALIUT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *