Shkarkimi i 25 punonjësve të Përmbarimit, Piro Lutaj: Të plotësojnë performancën

Dita
Deputeti i PS Pirro Lutaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se se akti normativ qe qeveria ka dorezur ne Kuvend ne lidhje me sigurimin shoqeror dhe suplementar te ushtarakeve, eshte shprehje e qarte e dashakeqesise dhe cinizmit te qeverise.

Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj ka thënë se institucioni që ai drejton synon besimin e qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve me standarde.

Në një prononcim për “News 24”, ai tha se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të kontribuojnë në performancë.

Lutaj vijoi së thënuri se “janë marrë të gjitha masat që Shërbimi Përmbarimor Shtetëror të ofrojë një tjetër standard shërbimi për qytetarët, përmes ekzekutimit të titujve ekzekutivë. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, e shprehur kjo edhe gjatë turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam””.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *