Gerald Knaus i ESI thotë në një intervistë se BE duhet të jetë e bashkuar dhe duhet të flasë me një zë se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhen shkelur në këto zgjedhje. Nëse këto vija shkelen, siç ndodhi në rastin e shkarkimit të paligjshëm të një anëtari të KQZ-së, thotë Knaus, atëherë BE duhet të flasë me forcë
Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Europiane për Stabilitet (ESI), në një intervistë të gjatë për “Observatorin për Ballkanin e Kaukazin”, thotë se BE duhet të jetë e prerë dhe e qartë se cilat janë vijat e kuqe që nuk duhen shkelur në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri.
Knaus, që ka hartuar një raport për këtë qëllim, thotë se nuk duhen pasur iluzione: zgjedhjet në Shqipëri janë shoqëruar gjithmonë nga parregullsitë dhe kontestimet.
Madje ai paralajmëron BE-në se edhe kësaj here ajo duhet të jetë e përgatitur për zgjedhje me rezultat të ngushtë dhe të kontestuara.
Për këtë arsye, Knaus thotë se BE duhet të hartojë vijat e kuqe, që nuk duhen kaluar. Knaus thotë se në rast se më pas këto vija të kuqe shkelen, siç ndodhi në rastin e shkarkimit në mënyrë të paligjshme të një anëtari të KQZ-së, atëherë BE duhet të flasë hapur dhe me forcë.
“Mbi të gjitha është e rëndësishme që BE duhet të jetë e bashkuar kur të flasë,” apelon Knaus, që thotë se të gjithë në bllok duhet të thonë të njëjtën gjë.
“Nëse BE merr një pozicion të përbashkët tani, kjo do dërgojë një sinjal të qartë se disa institucione nuk duhen prekur. Disa rregulla nuk duhen shkelur,” thotë Knaus.
Ai shton se gjithkush e di se partitë politike në BE kanë miq politikë në Shqipëri. Për këtë arsye ata mbështesin miqtë e tyre.
Knaus sjell rastin e Kroacisë, ku edhe pse PPE dhe Socialdemokratët e BE kanë përkrahur partitë respektive, kur ka ardhur rasti tek zgjedhjet, ata kanë kërkuar një gjë që të përbashkët, që kur zgjedhësit të vendosin për rotacion, ai duhet të respektohet.
Siç paralajmërohet në raportin e tyre, Knaus thotë se nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë Ballkani do të ndahet në një grup vendesh që do përparojnë drejt BE si Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia, dhe një grup që do mbetet pas në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe sociale.
Duke komentuar rolin e vëzhguesve ndërkombëtare, Knaus thotë se ata duhet të jenë shumë të qartë në qëndrimet e tyre. Sipas tij, ata nuk duhet të jenë të mjegullt siç bënë herën e fundit në vitin 2009, kur thanë se zgjedhjet plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE, por nuk janë në përputhje me potencialin e Shqipërisë për standarde më të larta.
Knaus thotë se ka një përpjekje për tu fshehur pas gjuhës së mjegullt, por kjo do të jetë e rrezikshme në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 2009.
I pyetur se çfarë mund të bëjë Italia në këtë rast, Knaus thotë se ajo mund të jetë e qartë në qëndrim së bashku me BE, duke insistuar që KQZ-ja të rikonstituohet përpara nisjes së fushatës, ose përndryshe nëse nuk ndodh kjo, zgjedhjet nuk do jenë në përputhje me standardet e BE.
Po ashtu Knaus thotë se mund të kushtëzohen zgjedhjet e lira me nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
“Kjo do dërgonte një sinjal shumë pozitiv. Çfarë ndodh sot në Shqipëri ka rëndësi për të gjithë në Europë. Italia e di më mirë se të gjithë europianët,” e mbyll intervistën Knaus.
Z. Knaus e thote cope qe zgjedhjet ne Shqiperi nuk kane pasur asnjehere standartet Evropiane, eshte folur me gjuhen e mjegullt, qe jane plotesuar shumica e keshillave te OSBE, por nuk kane plotesuar standartet Evropiane. Menyra e pa ligjeshme e shkarkimit te anetarit te KQZ, nga bashkepunetori i Miloshevicit, nga krimineli Sali Ver Palla, duhet te beje qe Europa te jete e Bashkuar dhe ti tregoje rrugen kesaj bishe. Z. Knaus thekson se ne Europe do te hyje Serbia dhe Mali i Zi dhe do te jet jashte Shqiperia e krahasuar me vendet e Kaukazit. Me turp, nuk ka , por Krimineli Sali V.P. turpin e ka ngrene me buke, poshtersite e tij jane per ne Gines. Tyc & Toc.
Mund te kontestohen sepse:
Sa te ekzistoi Aleanca Kuq e Zi,Partia Socialiste nuk i fiton me kurre zgjedhjet.
Pasi Aleanca Kuq e Zi,u tregua e vetmja qe nuk u be bisht balone per aleancen e ngjalave.