Ashtu siç pritej, dy ish-deputetë të PS-së votuan mbrëmë në favor të shkarkimit të anëtarit të LSI-së, Ilirian Muho, nga KQZ-ja. Asllan Dogjani e argumentoi votën e tij, duke u shprehur se ishte pro shkarkimit të Muhos, pasi ai ka liruar një kriminel të rrezikshëm të dënuar për vrasje. Fjalimi i tij, sidomos pjesa kur fliste kundër Ramës, u prit me duartrokitje në sallë nga kolegët demokratë. Gjatë seancës foli edhe Kastriot Islami, i cili u shpreh se “kolegët më kërcënuan”.
“Pavarësisht se njëri nga kolegët më kërcënoi unë e mirëkuptoj, e toleroj dhe e fal. Unë do vazhdoj me qetësi të jap kontributin tim modest në këtë parlament”, tha ai pas përplasjes me deputetin Gazmir Bizhga. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se do mblidhet byroja për të dënuar deputetët socialistë që kërcënuan Kastriot Islamin. “Do i dënojmë ata horra që kërcënojnë deputetin në sallë”, tha Topalli. Por ishte vetë Islami që i kërkoi asaj që të mos i dënonte kolegët socialistë, duke i kërkuar Topallit të mos merrej me ta.
Ruçi maxhorancës: I keni hyrë detit në këmbë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha dje se opozita mbron Kushtetutën dhe kërkon moscenimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke folur për nismën për të larguar Ilirian Muhon nga KQZ-ja, Ruçi tha se PS “maxhorancën nuk ka gjethe fiku që e mbulon”.
“I jeni futur detit në këmbë. Me nismën tuaj nuk ka gjethe fiku që ju mbulon. Ne mbrojmë Kushtetutën, jemi për zgjedhje të ndershme. Nuk jemi për të mbrojtur emra të përveçëm, por institucionin”, tha Ruçi.
Ai kritikoi kryetaren e Kuvendit për gjuhën e përdorur me deputetët dhe shkeljen e rregullores.
Topalli fyen të majtën: Koalicioni i qelbësirave
Gjatë seancës së djeshme, kryetarja Topalli ka përdorur një fjalor aspak të denjë për postin drejtues të institucionit ligjvënës. Topalli ofendoi koalicionin e majtë, të cilit iu referua si “koalicioni i qelbësirave”.
“Keni disa ditë që bëni thirrje “qelbësira kudo që jeni bashkohuni”. Nëse ju ndiheni mirë, edhe ne ndihemi mirë”, tha Topalli.
Menjëherë, fjalën e mori deputeti socialist Ilir Bejtja, i cili tha se është fyese për një kryetare Kuvendi të përdorë fjalor të tillë. Ndërsa Topalli reagoi duke u shfajësuar se “përsërita fjalët e kryetarit tuaj”.
“Nuk mund të më shtrembërosh mua fjalët. Unë përsërita fjalët e kryetarët tënd, kur kryetari juaj tha qelbësira të të gjitha vendeve bashkohuni”, tha Topalli.
Topalli: Muho duhet larguar nga KQZ, na mashtruan ata që e propozuan
E ndodhur nën presionin e ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë respektimin e Kushtetuës për rastin e anëtarit të KQZ, maxhoranca po përpiqet të luajë me një kartë tjetër: atë të sulmit direkt të anëtarit të LSI-së, Ilirian Muho. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha në seancën e sotme se propozimi dhe emërimi i Muhos në KQZ është i paligjshëm, pasi ai është shkarkuar njëherë nga detyra e prokurorit. Topalli tha se propozuesit (LSI) e emrit të Muhos në KQZ kanë mashtruar të majtën e të djathtën.
“Sot jam vënë në dijeni të një akti nënligjor të presidentit Moisiu, i cili me propozim të prokurorit të Përgjithshëm, kërkoi shkarkimin e Muhos për mbylljen e dosjes së një prej kriminelëve më të mëdhenj të Fierit. Propozuesi që ka sjellë Muhon në KQZ na ka mashtruar ne dhe ju. Ky është atentati më i madh që mund t’i bëhet parlamentarizmit, nuk ka ndodhur ndonjëherë të mashtrohet kështu. Propozimi është i paligjshëm, emërimi është i paligjshëm. Propozuesit duhej të kërkonin falje”, tha ajo.
Më tej, kryetarja e Kuvendit akuzoi opozitën për vjedhje të votave në zgjedhjet e vitit 2001.
“Ju i quanit të ndershme zgjedhjet, kur vidheshin të gjitha kutitë e votimit nga SHIK-u, kur rriheshin komisionerët e PD-së. Kur i vidhnit ju zgjedhjet në 2001, në një qendër votimi, PS kishte 107 vota, PD 189 vota. Kur ky rezultat transportohej në KZAZ, shifrës së PS i shtohej një 1 përpara, pra 1107 vota. Harrojeni, nuk i morët zgjedhjet në 2007, as në 2009, as në 2011, nuk mund t’i merrni në tavolinë”, tha Topalli.
Paloka, pretekst për të larguar Muhon: Është shkarkuar kur ka qenë prokuror
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, u shpreh gjatë diskutimit të tij në Kuvend se kryetari i PS-së e ka të vështirë fitoren përballë Berishës dhe për këtë arsye kërkon të manipulojë zgjedhjet nëpërmjet KQZ-së.
“Edi Rama e di shumë mirë që nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën. Rama e di shumë mirë që në fund fare do t’ia gjejë Berisha dhe do ta mundi prapë. Për këtë arsye kthehet tek ëndrra e tij, të marri pushtet në tavolinë. Gjithë këto kohë ka kërkuar të marri pushtetin në tavolinë, i erdhi rasti të ketë kontrollin e komisioneve dhe të realizojë këtë ëndërr. Shpresa e tij vazhdon të mbetet manipulimi, por ta harrojë”, tha Paloka.
Paloka u shpreh se anëtari i LSI-së duhet të shkarkohet për të krijuar balancë në institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve. Më tej, Paloka tha se anëtari i LSI-së, Ilirian Muho ka precedentë të dyshimtë, pasi sipas tij, është shkarkuar nga presidenti disa vite më parë, kur ka qenë prokuror.
Sipas Palokës, ky është një argument i fortë për largimin e Muhos nga KQZ-ja.
Vlen për t’u theksuar se Muho ka marrë edhe votën e demokratëve kur është zgjedhur në postin e anëtarit të KQZ.
Dade: Atentati ndaj KQZ, tregues i frikës së Berishës
Deputetja socialiste, Arta Dade, u shpreh në seancën e sotme parlamentare se përpjekja e PD-së për të zëvendësuar anëtarin e KQZ-së është tregues i frikës së Berishës për humbjen e sigurt në 23 qershor.
“Atentati i fundit ndaj KQZ-së është tregues i frikës që ka mbërthyer Sali Berishën për humbjen spektakolare më 23 qershor. Në demokraci nuk mund të sillesh si në diktaturë, ku njerëzit votojnë dhe diktatori numëron, si në rastin e KQZ, ku famëkeqi Ristani deformoi vullnetin e votuesve. Berisha kërkon të vjedhë votat me ata aktorë që i vodhi edhe në 2009, edhe në 2011. Ndërkombëtarët flasin, por veshët e Saliut nuk i dëgjojnë”, tha Dade.
Sot votohet për anëtarin e LSI në KQZ, Gjiknuri: PD, tentativë për të goditur procesin zgjedhor
Seanca e sotme parlamentare pritet të shndërrohet në një arenë debatesh të forta mes të majtës së bashkuar dhe të djathtës qeverisëse, për shkak të nismës së PD-së për të larguar nga KQZ anëtarin e LSI-së. Ndërsa pritet të fillojë seanca parlamentare, PS ka mbledhur grupin e saj në një tryezë, ku janë shqyrtuar mënyrat e reagimit gjatë seancës së sotme.
Ndërkohë, vetë LSI vazhdon të qëndrojë në kontakt me ambasadorët e OSBE, BE dhe SHBA në lidhje me përpjekjen e Partisë Demokratike për të larguar përfaqësuesin e saj nga KQZ-ja.
Ndërsa sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, gjatë një prononcimi për mediat paraditen e sotme e cilësoi përpjekjen e PD-së një tentativë për goditje të rëndë të procesit elektoral. “Dhunë e paligjshme iracionale e shkaktuar nga Berisha. Jemi para një tentative për goditje të rëndë të procesit zgjedhor. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një tentativë kaq e rëndë, një rast i ngjashëm ka qenë në ‘96-n”, tha Gjiknuri.
Kuvendi shtyu votimin
Në seancën e së enjtes, Kuvendi shtyu për të hënën votimin për kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho. Votimi për largimin e anëtarit të propozuar nga LSI dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Çoba pritet të merret javën e ardhshme. Mësohet se vendimi që pritej të merrej sot është shtyrë për pamundësisë për të kaluar në Kuvend vendimin e Kosmisionit të Ligjeve, pasi PD nuk kishte kuorumin e duhur.
Gjen shesh e bejn pershesh keta te PD-s. Kush ti ndali?? Parazitet e PS-se??
Hajde se te gjith produkt i njeri-tjetrit jeni ;po te ishte se do te lexohej e respektohej cdo vote e njerezve,,,,,,,,kushedi nga do ju binin barqet,ju mender-politiqener.
Ndjej neveri edhe kur i shkruaj emrin ketij Berishes. M duket sikur me ngjitet ndonj cop m.. n duar
ata duhet te largohen vete duke qene konshient per perllogaritjet matematikore ne komisione.
Ej PS e leshit. ndeshni trup me trup ne Kuvend sse prandaj jeni aty, ndryshe ikni nuk ka nevoj per afri fizike – eshte turp i madh qe tu sjelle vedalle sot mbas 23 vjetesh nja ish-komunist i rrjedhur!
Meta mblidh mendjen se nuk i ke bere llogarite ne rregull kur ta tha mendja te nderroje krah politik!
duke pare qe loja po ndyshon dhe rregullat duhen ndryshuar nuk ka cenim kur lojtaret ndryshohen kur ai le skuadren e vete prandaj duhet pare ne kendveshtrimin asnjeanes dhe jo ato qe na interesojne
Mesa duket partia e z. Meta si paska bere mire llogarite … Te palarat e ksaj partie dhe anetareve te saj po dalin dita dites ne Shesh … Rasti konkret eshet dh z. ilirjan muho i cili Jo vetem qe beri dy skandale te pafalashme sic ishte mosplotsimi i dokumentacionit me nje informacion te rendsishem sic ishte shkarkimi i tij nga ish presidenti Alfred Moisiu por edhe Mos Venia para drejtesise i njerit prej Kriminelve me te mdhenj te Fierit… Prandaj hapni syt o njerez dhe shifni c’loj te piset po Luajne dy partite PS-LSI qe me perpara akuzonin njera tjetren ndersa tashi x ineteresat e tyre Bene Kualicion ///
kush te ka mashtruar moj surrat bagel po ceshte kjo vemje e ndyre po si mashtrim kur te gjitha institucionet i keni ju more llumi i kombit po a nuk e merituat ju me shumice votash keto jan prrocka te kota qe thoni se ju e keni ndare mendjen per vjedhje masive votash pafytyresia juaj tani ka kaluar cdo limit nuk lecon karrige aq kollaj i semuri mendor saliu ,turp i rende me keta mbeturina qe mbajne vendin peng nga fobite perverse ….
ti je jo qelbesire por shkarravine moj hajdute
Ne fakt meriten e pagezimit si qelbesira e ka Muc Nano. Jozi ka shkeluar te drejtat e autorit me kete rast.
Ajo qe me shqeteson mua si individ pas me shume se njezetvjet te rrezimit te komunizmit, ka te bej me faktin se ende deputetet e forces qe pretendojne qe permbysen komunizmin dhe sollen demokracine, shprehen dhe kane akoma mendesi komuniste ne psikozen e tyre. Nuk njohin mire thelbin e demokracise dhe se si funksionon ajo. Ky Paloka, por edhe ai muzati i fshatrave te peqinit, Dash Sula, therrasin ne salle se “Sali Berishen nuk e mund askush. Ai do te qendroj ne pushtet”. Por Enveri, qe per kete shpellar te viçidolit qe e adhuron dhe e ka ende at shpirteror, ka vdekur me kohe dhe me ideologjine e tij. Gjitheçkah leviz ne demokraci, ndaj ky sistem ka epersi sot ne bote. Berisha mendon se do te jete i perjetshem midis servileve te tij qe kerkojne ti pelqejne me shume atij, dhe te sigurojne nje vend si deputet ne listen qe ai nuk e ka mbyllur ende.
Karagjoze e zhurmues te niveleve nga me te ulta gjen sot ne parlamentin shqiptar. ushtare te bindur, robote qe u sherbejne lidereve. Recitues e njerez pa aspak dinjitet.
Mjere shqiperia ne çduar ka rene.
Jozefin eshte e piketuara e Ramiz Alise,kete qe po shkruaj e ka thene Liljana Hoxha te Emisioni Fokus i gazetarit Robert Papa te TV KOHA
eh mor gramoz qe bo muhabet akoma si me qene ne salari. ik e ndro fjalorin daj se nuk degjohesh me. kurse sala nuk ka per te ik nga karrikja tu bo ju diskutime ne parlament, derri do plum o socialista. po ju me edin nuk keni gje ne vi.
Duam te flasim gjuhen e paster Shqipe te Naimit, por kur shikon e ndegjon kuvendin, te me falli te KURVAVE qe po tallen me kete popull qe i ka ne qafe e i mban si hajmali. Po flas pak per Edi Paloken nje thuthuq, bixhozxhi ordiner qe e ka te rezervuar vendin kur lot ne kazino, pa problem 10 – 20 mije euro qe i humbet se i ka te ardhura nga krimi. Dash Sula, prokuror ne kohen e KOMUNIZMIT dhe kur Fatos Nano ishte Kryeminster kete e beri shef te policise Financiare tek tatimet e TIRANES. Ky eshte sahan lepiresi me i madh i Peqinit, ben vetem sherre ne stadium, se po te mos kete imunitet eshte frikacaku me i madh,se e njeh edhe dajakun ne shpine.. Qershia mbi torte ( Jo Sali Krimineli ), por burnesha qe pi 1 liter uiski dhe pastaj shkon ne faltoren e parlamentit per te share, si ato femrat e bujtinave te kohes se Italise kur na pushtoji. Kur bashkeqeverisnin dhe VIDHNIN me LSI keta te fundit nuk ishin qelbesira, ose PD nga qe vjen ere e qelbur vete, nuk mund te kuptoje eren e qelbesiren Diktatura Komuniste qe drejtohet nga haleja Sali, me 23 Qershor do te KAPITULLOJE. Tyc & Toc
Teater majmunesh per Europen e civilizuar, bregu i lumit te europes, tregojme gjithmone cilet jemi……
trafikimi i push tetit shume pacipe