“Shkarkimi i drejtorit të AKI-së, pas vendimit të marrë të Thaçit”

Dita

Vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin nga detyra të Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, nuk bëhet i plotfuqishëm pa miratimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se, shkarkimi i Gashit nga posti i shefit të AKI-së do të konkretizohet vetëm pas vendimit të marrë edhe nga presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Kryeministri Haradinaj i ka bërë këto komente pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan rel.

Ndërkaq, në lidhje me largimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kryeministri Haradinaj është shprehur për Zërin e Amerikës se kjo ka ndodhur për shkak se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi ka qenë i realizuar pa dijeninë e tij, e mbi të gjitha me procedura konfuze.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *