Shkarkimi i mësueses, Nikolla dhe Hafizi debatojnë në mbledhjen e grupit të PS

Dita

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe deputetja Mimoza Hafizi janë përfshirë nga debatet gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Shkak është bërë një status në Facebook nga Hafizi e cila denonconte shkarkimin nga puna të një mësueseje.

Sipas Hafizit, arsimtarja është shkarkuar pasi ishte identifikuar si mbështetëse e Lëvizjes së Ben Blushit.

Këtë shqetësim ajo e ka ngritur edhe në mbledhjen e grupit të PS, pas largimit të ambasadorëve Lu e Vlahutin, raporton shqiptarja.com.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se pretendimet e Hafizit janë të pabaza, pasi mësuesja detyronte nxënësit që të ndiqnin kurset e saj private, në këmbim të një notë të lartë në lëndën që jepte. Gjithashtu, Nikolla ka theksuar se mësuesja në fjalë është aktualisht nën hetim.

Pjesë e debatit është bërë edhe kryeministri Edi Rama i cili i  ka kërkuar Hafizit të mos përdorë atë gjuhë, pasi çështjen e ka konsumuar edhe mediatikisht. Pas këtij debati, deputetja Mimoza Hafizi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *