Shkarkimi i Metës në Kuvend është një siguri, më tutje s’e di!

Ornela

Dhe fare pak ditë,
presim përfundimin,
kur Ruçi në votë,
do hedhi shkarkimin!

Nuk është dokudo,
ai që votohet,
është vetë Presidenti,
që do të shkarkohet!

Shkarkohet-s’shkarkohet,
këtë nuk e dimë,
dhe s’e zgjidhim dot,
me letër me vrimë!

Për shkeljet me radhë,
do gjykohet Meta,
nëse janë të rënda,
apo janë të lehta!

Shkelja mbetet shkelje,
për mendimin tim,
për masën e saj,
s’ka kualifikim!

E tha dhe Murrizi,
disa ditë më parë,
një grua-o është,
ose s’është me barrë!

Ne nuk themi kurrë,
që dreqi të marrë,
se zonja filane,
është pakëz me barrë!

Meta është i hidhur,
s’ka më karamele,
Kushtetutë-zezën,
e ka bërë fërtele!

Këtë vit zgjedhor,
keq i del hesapi,
komision Hyseni,
shkelje pa fund kapi!

Po Meta-si Meta,
s’e njeh komisionin,
s’njeh as rezultatin,
dhe po ta shkarkonin!

Marrëzi pa fund,
Iliri ka thënë,
se në dashuri,
populli kish rënë!

Populli kish rënë,
në dashuri me Metën,
ndaj Meta kish ngjeshur,
shpatën dhe shigjetën!

Nga fjalët s’i vjen,
e keqja Sovranit,
po Meta frymëzoi,
vrasjen e Xhuvanit!

Dikur ishte mik,
me shokun Pjerin,
por s’tha asnjë fjalë,
as për ngushëllim!

Vrasja e Xhuvanit,
është një hata,
po Meta-pas vrasjes,
dorëheqjen s’e dha!

Nejse-komisioni,
punën e mbaroi,
qind për qind shkarkimin,
e Metës votoi!

Malet e vatanit,
s’u tundën nga vendi,
dhe nuk do të tundet,
as kur të flasë Kuvendi!

Në Kuvend-shkarkimi,
është një siguri,
çdo thotë Kushtetuesja,
veç Meta e di!

Ç’do thotë Kushtetuesja,
e di shoku Metë,
sepse më të shumtit,
i ka vënë vetë!

Ato s’do votojnë,
kundër shokut Metë,
se janë magjistratë,
me integritet!
A.DUKA

Share This Article
8 Comments
  • ca shahisti je ti mor’ k..ar, apo kur los dam e quan shah !?
    nje shahist kemi ne, qe jep mend ne kete vend . por edhe ai (nazarko) eshte i bindur se vetem ballistet (e djathta) kane nder .
    s’e njeh socializmin, qe edhe pse i “persekutuar” e beri me dipllome universiteti . ps. ti s’di shah, prandaj nuk i kupton njerezit si duka .

    • Po ti o kryepid..h, nga i dike keto hynere, apo nga algjebra e bythes. duka do noi gote raki e noi paqete duhan qe t’i pirdhen trute e astaj te pjerdhe bejte. Ti o kryepid..h nuk kupton as hajdaret, pa le njerezit.

      • Fjalor i një kontigjenti burgu. Llum e shkuar llumit. Je karakterizuar gjithmonë nga ndyrësia dhe mungesa e turpit. Me një fjalë dobiç kurve.

        • …tha “?./+” qe mami, gjyshja (kur ishte me e re), tezet, gruaja,vajzat dhe hallat i shkerdhehen me cil mundin, me nje fjale ky vete eshte karrallo karakurve.

  • Shahist septiku gjithmone nuk rri pa hedhur ndonje pjese nga qenia e tij septike…
    Se çfare i ka bere Duka i Madh ketij septikut, vetem ky e di…
    Preshidenti ne lidhje vrasjen e te ndjerit Xhuvani eshte treguar nje njeri ordiner!
    Ish bashkepunetori i tij, kryetar i LSI per Qarkun e Elbasanitper 7 vjet me radhe, i ndjeri Xhuvani u vra nga paramilitaret e lulit-sales-monikes-sales nje dite para zgjedhjeve.
    Si nuk e tha nje fjale ngushellimi ky njeri, qe eshte marrosur, dapo erdhi ne Presidence.
    Turp! Keta lloj njerezish jane sa primitive, aq edhe kriminele.
    Shkarkimin me ceremoni e ka hake!
    Pas kesaj le te marre ne dore “drejtimin e opozites”…

    • Stefi e ke gabim. Duka nuk eshte i zoti te beje asgje prej gjeje perveç se te pjerdhe per dite ketu ne gazeten DITA por vjen kaq era e keqe saqe nuk durohet.

  • Po pse e quani i ndjeri Xhuvani kur ai mori ate qe meritonte ! Perse duhet te shkonte Xhuvani si trim me arme ne brez kur aty ishte policia ? Me siguri Xhuvani duke punuar me psikopatet kishte marre shume prej tyre (ne vend qe te merni ata prej tij) dhe prej shefit te tij,Rames,per efektet e mira qe ka mielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *