Shkarkimi i Presidentit, “Kushtetuesja” cakton relatorin e çështjes “Meta”

J L

Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatorin e çështjes, për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kërkesa është bërë nga Parlamenti pas vendimit të marrë me 104 vota pro, për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.

Sipas burimeve, relatori i çështjes së presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese do të jetë Përparim Kalo.

Pas vendimit të Parlamentit, Gjykata Kushtetuese ka tre muaj afat për të dhënë një vendim nëse Ilir Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën.

Pra nëse argumentet e paraqitura nga raporti i komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit qëndrojnë ose jo.

Gjykata Kushtetuese përbëhet aktualisht nga 7 anëtarë, ku Vitore Tushe edhe pse ika përfunduar mandati qëndron në detyrë, deri në caktimin e pasardhësit.

Për pranimin vendimit të Parlamentit nevojitet vota pro e të pesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • “Tushja”dhe Xhaferrllari ,do ti kryejne me se miri “detyrat” e caktuara nga Presidenca; Do te zvarritet gjykimi i kesaj ceshtje deri ne kufijte fundor qe ka ligji dhe do te shtyhet per vitin e ardhshem ,per shkak se nuk eshte e plote gjykata kushtetue!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *