Shkarkohen nga detyra 15 punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë dhe paralajmërohen për përjashtim nga puna 25 punonjës të tjerë. Nisur nga ankesat e qytetarëve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nisi një kontroll pranë ZVRPP Tiranë, në lidhje me pretendimet për zvarritje dhe mosrespektim të afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve të aplikimeve nga qytetarët.
“Nga ky kontroll i ushtruar, rezultoi se për periudhën 3 janar 2013-13 tetor 2013, janë paraqitur një numër i madh aplikimesh në ZVRPP Tiranë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave për shkak të zvarritjeve në trajtimin e tyre nuk kanë përfunduar brenda afateve të caktuara në urdhrin nr 1191 datë 05.11.2012 të Kryeregjistruesit, i cili përcakton afatet e trajtimit dhe përpunimit të kërkesave sipas natyrës së tyre, nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e ZQRPP -së.
Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit janë konstatuar raste, kur aplikimet e paraqituranga qytetarët, edhe pse kishin kohë që ishin kryer pranë kësaj zyre, nga specialistët e saj nuk ishin marrë në shqyrtim dhe si pasojë kishin mbetur për një kohë të gjatë pa u trajtuar, duke tejkaluar çdo lloj afati.

jeni shume te vonuar ne kete drejtim nepunesit e zrpp jane kthyer ne padrone te pronareve jo sherbyes te tyre.reforma ne kete instuticion duhet te jete sa e thelle aq dhe radikale si ne legjislacion aq dhe ne sherbime.prezenca e shtetit duhet te jete me e forte ne kete sektor.