Shkarkohen 6 punonjës në Hipotekën e Durrësit

Ornela

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.

Ministrja njoftoi se u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31.

“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij. Nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.

Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31 masa”, deklaroi ajo.

o.j/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Një falenderim shumë të madh Z.ministre drejtësisë E.Gjonaj , për këtë shkarkim të këtyre hajdutve të hipotekës Durrësit .Por hidhi një sy hipotekës Tiranës , aty është çerdhja tjetër e madhe e krimit dhe korrupsionit galopant ,qytetarve që nuk paguajnë nën dorë zyrtarët e hipotekës ju është zvarritur proçedura e aplikimit apo mohuar me vite të tëra,kjo është skandal ,e bënë jetën të pa durueshme në shqipëri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *