Këshilli Mbikëqyrës i BSH shkarkon Guvernatorin Fullani

redaktor

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shkarkon nga detyra e Guvernatorit, Ardian Fullanin. Vendimi u mor një ditë pas arrestimit të tij, në mbledhjen urgjente të thirrur mbrëmjen e djeshme.

U janë dashur rreth 3 orë e 40 minuta anëtarëve të Këshillit të marrin një vendim të tillë si dhe të analizojnë situatën e krijuar së fundmi në Bankë. Takimi u mbajt në një kompleks në “Rrugën e Dibrës”, ku ndodhet dhe zyra e zv/Guvernatores, Elisabeta Gjoni.

Po ashtu, në mbledhjen e djeshme, Këshilli ka komanduar zv/Guvernatoren, Elisabeta Gjoni në krye të BSH-së. Në bazë të ligjit për Bankën e Shqipërisë në mungesë të Guvernatorit ose në pamundësi të tij, kompetencat i kalojnë zv.Guvernatorit.

Në bazë të kësaj, drejtimin e Bankës së Shqipërisë aktualisht e merr në dorë zv.Guvernatorja Elisabeta Gjoni.

Pavarësisht mungesës së Guvernatorit Këshillimi Mbikëqyrës, i drejtuar nga zv.Guvernatorja ka për detyrë që të drejtojë mbledhjet si dhe të marrë vendimet e nevojshme në lidhje me zhvillimet ekonomike.

Ligji parashikon që vendimi i Këshillit për shkarkimin e Guvernatorit i propozohet parlamentit.

Është ky i fundit ai që do të japë vendimin final që tashmë duket i vendosur, ku, pas dhjetë vitesh nën qeverisjen e Fullanit, Banka e Shqipërisë do të ketë një tjetër Guvernator në krye të saj.

Shkarkimi

Është hera e parë që Banka e Shqipërisë drejtohet nga një zonjë edhe pse në këtë rast është e komanduar deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Guvernatori shkarkohet nga parlamenti dhe në javët në vijim pritet që të kemi dhe emrin e ri të institucionit më të lart financiar në vend.

Burime nga Këshilli bëjnë me dije se vendimi ka qenë unanim për shkak të situatës së krijuar me vjedhjen në Bankë. Vetëm tre javë më parë ishte po ky këshill që konfirmoi Ardian Fullanin në krye të Bankës.

Në atë votim ishte vetëm Ermelinda Meksi që kërkoi largimin e Fullanit, ndërsa dje i janë bashkuar të gjithë.

Pritet që edhe nga Këshilli mbikëqyrës të ketë dorëheqje për shkak të situatës së krijuar.

 

Pas përfundimit të mbledhjes Këshilli i Mbikëqyrës ka nxjerrë deklaratën për shtyp:

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u njoh me ndalimin nga Policia e Shtetit të Guvernatorit, z. Ardian Fullani dhe të Inspektores së Përgjithshme të institucionit zj.Elivar Golemi. Deklarata e Prokurorisë që pasoi, bëri të njohur edhe akuzat që motivuan ndalimin e tyre.

Pas këtyre zhvillimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh dhe mori një informacion të detajuar rreth situatës. Në vijim, Këshilli Mbikëqyrës:

a) vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në bazë të nenit 47, pika 2, shkronja “c” të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”;

b) konstatoi se mungesa e Guvernatorit nuk krijon vakum institucional në drejtimin e institucionit, në kushtet kur përcaktimet ligjore dhe nënligjore mundësojnë kalimin e qartë të kompetencave të tij tek Zëvendësguvernatori i Parë;

c) shprehu mbështetjen e plotë për Zëvendësguvernatorin e Parë në marrjen e kompetencave për drejtimin ekzekutiv të bankës, dhe vlerësoi pozitivisht masat e marra prej saj për të siguruar vijimësinë normale të veprimtarisë operacionale të institucionit;

Këshilli Mbikëqyrës, siguron publikun dhe autoritetet e vendit që po ushtron funksionet e tij me përgjegjshmërinë më të lartë. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm me Kuvendin  e Shqipërisë dhe me organet e zbatimit të ligjit, në mënyrë transparente dhe profesionale, me dëshirën për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht përgjegjësitë e të gjithë personave të  marrë nën hetim. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se falë masave që janë marrë dhe do të merren për përmirësimin e funksionimit të Bankës së Shqipërisë dhe falë profesionalizimit të personelit të saj, ky institucion do të rikthehet për të qenë simbol i krenarisë së shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Share This Article
38 Comments
    • Pse nuk thoni qe paskan emeruar berishen Guvernatore te bankes se Shtetit tani.
      Parlamenti duhet te mblidhet urgjentisht dhe te shkartkoje kete keshill ndrikullash . Pa perjashtim te gjithe duhet te shkojne ne burg qe elizabeta e me rradhe te gjithe anetaret matufe te keshillit qe vetem per numer e per te marre rroga milioneshe ne kurriz te djerses se popullit jane.

      • Keta ndikullat e Full-hajnit duhen te quhent “Keshilli mbikqyres i vjedhjes se Bankes se Shqiperise” sepse me bekimin e plote te ketyre bashke-hajduteve, Full-hajni ka bere ato qe ka bere. E ç’fyture kane Dhori Kule, Adrian Civici, Petraq Milo apo Elisabeta Sali&Lili Berisha (Gjoni) te na flashin per shkarkim te guvernatorit kur ata par tre javesh e lavderuan per punen e tij dhe e konfirmuan ne detyre??
        Ky keshilli i ndrikullava duhet te arrestohet sa me pare sepse ka lejuar nje bande hajdutesh ordinere te vjedhe parate e BSH, dhe ka mbrojtur krye-hajdutin.

    • SI ESHTE E MUNDUR QE DERI TANI NUK PUBLIKOHET QOFTE EDHE NJE NR. SERIE NGA KARTMONEDHAT E VJEDHURA QE TE BEHET SADOPAK E MUNDUR NDJEKJA E GJURMAVE KAPILARE TE CILESDO LEVIZJE TE TYRE ?! ?! ?! ?! ?!

  • Po keta jane vete per tu arestuar more zoterinj.
    Pse Fullhani ka vepruar ne ilegalitet,apo ne prezente te ketyre mytebereve mashkullore dhe femerore.

  • ZV/Fullanka do te bente mire te hiqte dore se sa te pranoje ate detyre – ata jan te gjithe per ne koshin e plehrave – turpi rente mbi ta – hajdute te organizur -mafioze.

  • nje foto qe do te mbetet ne kujtesen e keqe te shqiptareve……..
    njerez medioker,servile,lepires, ndonese me kulture e grada akademike per te zhvatur per vehte rroga,nga parate e depozitave te njerezve te thjeshte,dhe qe nuk ndihmuan qe ato te administroheshin,por lejuan vjedhjen e madhe 713 milion leke.

  • Elisabeta Gjoni eshte shefja e sherbimeve sekrete te Berishes ne ate bande mafjozesh o shqiptare,beni njehere nje pune me ment pa le te permbyset Bota.Kjo monster eshte me e rrezikshme se Full-Dambllaja pu pu pu eeeeee keq e me keq.

  • Asnjeri nuk eshte ne ate vend per shkak te merites, por per shkak te bythlepirjes ndaj shefave.

    Si ka mundesi qe 3 vite pa audit nuk ju kane bere pershtypje fare????!!!!
    Keta muter jane Fullaner te vegjel qe e kane vendin drejt e tek 313-ta.

    • fullanin keta e kane mashtruar.ai duhet dalin nga burgu deri sa te vertetohet qe fullani ka vjedhur
      ai ska asnje pergjegjsi pse vjedhin te tjeret
      Pse cmendt prokurori ska faje kryeprokurori
      Ateher pse nuk shkarkohen te gjith nga prsidenti e poshte pse ndodhi shkejle
      pse nuk u shkarkau Koco kokdhima,pse nuk u shkarkau ilir meta kryetar parlamenti ka pergjegjsi.pse nuk u shkarkaua edi rama ka pergjegjsi esht kryetar i PS apo antaret e partsie jan te lire te doroviten e skan pergjegji ram ase basha.

  • Kujt i interesojne “vendimet” e ketyre karagjozeve qe deri para nje jave ishin te mendimit se nuk ka asnje shkelja proceduriale ne veprimtarine e Guvernatorit?

    Mos harxhoni kohen tuaj dhe ate te atyre qe ju ndjekin,,,”Zonja” dhe “Zoterinj” te keshillit mbikqyres. Ndihmoni ne krijimin e nje kulture europiane,,,,,,atje duam te shkojme ne shqiptaret dhe jo si silleni Ju,,,,,si anadollake dhe bajraktare,,,,,,vetedorehiquni dhe pshurruni atje ku e kini vendin ne te vertete,,,,ne nevojtore.
    Cdo veprim tjeter,,,vetem se do e shumonte krimin tuaj qe ndodhet diku midis paaftesise profesionale, korrupsionit aktiv dhe cenimit te rendit publik nepermjet moszbatimit te detyrimeve qe iu jep Kushtetuta e ketij vendi.
    Fullani shkoi per lesh. Ju jeni vetem kelyshet e tij. Asgje tjeter.!!!

    • I. Troplini ? Jam në një mendje me ju? Këtyre mbikqyrsave ju kanë ardhur mëntë kur s’i hanë as qëntë? Nderime!

  • Ha…ha..ha…haaaaa ! Elisabeta Gjoniiiiii ??!!! Keshilltarja e Salehut per krijimin e piramidaveeee ! ha…ha.,..ha.,.. Sudja me shkolle te larte ! Ha…ha…ha…

    Eheeee ç’vete ne Albanistan ????

  • SA ADMIRIM PER KESHILLIN,
    NDERHYRJE E SHPEJTE E VENDOSUR DHE ME AUTORITETIN
    E PROFESIONISTEVE ME DINJITET.
    PO ME DINJITETIN E TE KORRUPTUARIT.

  • Erdhi ora juaj!.Vec znj.Ermelinda Mexi,qe dy here ka propozuar shkarkimin e Fullanit,te tjeret ne burg e kane vendin.NQS.Deri te henen ora 8,nuk kane dorzuar doreheqjet,kjo bande te superpaguarish per te mbuluar vjedhjet,ne burg funderinat.!

  • Po pse ore keshill i plehrave nuk e shkarkonit kur bete mbledhjen e kaluar,por tani e leshuat nga duart,a ju marrte e i shkofshi mbrapa fullhajnit se kete fund meritoni dhe ju,se dhe ju keshilli i plehrave te sali mutit jeni,a mos i honkshi ato pare qe keni marre prej atyre mbledhjeve koti qe kenk bere,ptu jazek u qofte mundi dhe djersa d popullit dhe e lekve te tij,mos u merzitni sa ka 1 zot qe do jepni llogari dhe ju,se bashku me xhahilin tuaj.

  • KESHILLI I NDRIKULLAVE QE VODHI THESARIN E SHTETIT BASHKE ME GUVERNATORIN FULLANI

    Ky Keshill servil dhe bashkepuntor i Fullanit ne hajnine historike ne BSH eshte njesoj fajtor sa edhe BOSI kusar. Ne kete fill mendimi lind pyetja: Kur Guvernatori eshte gjetur fajtor dhe shkarkohet ne perputhje me ligjin, po zv.guvernatorja nuk ka faj edhe kjo ftyrekeqe e Saliut ne vjedhjen makaber te Thesarit te Shtetit? Si do ktheje Elisabeta Gjoni KRENARINE e BSH tek shqyptaret kur kjo vegel e bindur e Sali Berishes ka njesoj faj si Fullani per vjedhjen e Thesarit te Shtetit?

  • Kur plasi skandali i vjedhjes se BSH ky Keshilli Mbikqyres votje kundra shkarkimit te Fullanit. Cka ndodhur qe nderruan mendjen.Si mund ti quash burra shteti keta klloun qe nderrojne fytyren kur kuptojne qe jane kote.Kuvendi ti shkarkoje dhe keta xhongler parash .

  • Keshilli mbikqyres nuk di gje per supervjedhjen , ata thjeshte kane qene mumje e parazit me tituj shkencore .OSE…. OSE …
    Kan qene e jane bashkepuntor ne grabitje… jane paguar per te grabitur .
    Studentet duhet te marrin shembull nga keta ….koka…

  • Mire eshte te shkaterrohet ajo bande qe punon ne ate banke perderisa jane te punesuar te gjithe njerzit e pushtetarve kuptohet se aty eshte vjedhur pa mase,populli nuk ka besim me tek kjo banke po nuk u hoqen te gjithe punonjesit.Mjer populli i shkrete.

  • Tani ska as nje dyshim se guvernatore e Bankes se Shqiperise eshte komanduar Liri Berisha.
    Ne Credins Banka,u emerua dhenderri i L>Berishes ,burri i Elvana Hanes.
    Urgjente transaksionet qe kane mbetur pezull te kryen brenda dates 11.09.014,pagesa e e kamionit te droges.Ky tranksasion qendron pezullur ne Credinis bank.
    Kjo eshte kryesorja.
    Ne se nuk do te ishte arrestuar Fullani,rrezik sic thote edhe av Ngjela sot kur do te kthehej nga fund jave do te kishte nje aksidente tragjik ne rruge dhe keshtu pa pritur do te humbiste jeten…Kjo eshte mafia politike dhe grupet kriminale te ristrukturuara ne Shqiperi. Dashte zoti para ketij aksidenti Fullani u arrestua dhe shpetoi jeten.Merite e prokurorit.
    Fullani duhet te flase.Fullani duhet te marre me vete SB dhe me pas R.Boden.
    Maks Haxia karagjozi, gjoja mik i femirise se Fullanit…Nuk u ngope me leket e krimineleve o kriminel ordiner.Njeri pa personalitet.Reforme ne drejtesi ne Avukatine shqiptare,te shpetojme nga ky grup.

  • Une njoh Emanuela Karma(Golemi).Ka nje katapultim,si pasoje,pozicionim shume lart,dhe shume shpejt.Ne keto vende pune duhet te kesh nje grimce burrerrie.Ato tre burrat,njihen,pune nuk duket se kane bere,rrogen e kane marre.Vendimi qe moren per fullanin ishte per tu mbrojtur,por me keq ka per tju dale,penduleve.

  • Po mire !
    Pse shkarkohet Fullani ?
    Eshte i arrestuar dhe jo i denuar.
    Nje i arrestuar mund te jete me faj por mund
    te jete edhe i pa fajshem.
    Kete e vendos gjykata mbasi te kete vleresuar
    te gjithe ceshtjen por jo policia.
    Do te kuptoja po te veterhiqej Fullani, nje i arrestur
    mbase nuk e ka te drejten morale per te okupur ate post.
    Ka nje lloje llogjike.
    Por qe te shkarkohet nga detyra nga nje grup njerzish
    qe dy dite me pare ishin nen urdherat e tije, me duket pak e
    ekzagjeruar ose e menduar jo mire.
    Te tilla veprime ndodhin ne sisteme diktatoriale.

    • Nuk e kupton se cdo gje behet vetem per te mare frike te tjeret! Demokracia e diktatura jane si nena e babaj ne shqiprine ton te dashur kur esht fjala se ne cdo qeveri qe vjen jan bij e bija te ish nomenklatures se vjetr komuniste dhe sa do te flitet per drejtesi drejtesin e kan zaptuar mafia e oligarkia e vjetr komuniste! Ky esht shteti i grabitsve e hajduterise qofte pd e qofte ps!

  • Te mblidhet keshilli mbikqyres i BSH eshte nje dicka normale. Por e shoh jo normale qe vendimi per shkarkimin e Guvernatorit behet mbas arrestimit. Pyetja eshte e natyrshme keta burra dhe GRA perse nuk e shkarkuan kur u konstatua vjedhja por votuan kunder, apo kane filluar tu dhembin kyçet e duarve??? Kjo nuk eshte aspak korrekte dhe e shoh me dyshim!
    Mos humbni kohe djem merruni me ndonje teme tjeter se keto nuk shkojne! Shpresojme qe arrestimi i Guvernatorit dhe Vendimi i prokurorit Troci te mos jete i vetem dhe te mos jete nje DALLANDYSHE E VETME. Pranveres shqiptare nuk i mjafton kjo pasi Fullani do te ishte vetem nje KURBAN POLITIK! Kur u be GERDECI kush u denua dhe ku jane VENDIMMARRESIT POLITIKE?! Flasin sigurisht me shume patos per sigurine kombetare!!!

  • Keshilli mbikqyres eshte nje keshill matrapazesh e palaçosh te pa skrupull. Ky keshille dy here me radhe mbrojti hajdutin Fullani dhe si te tille eshe ata jane hajdut. Parlamenti duhet ti shkarkoje qe te gjithe. Veç kesaj, ne kundershtim me ligjin Rektori i Universitetit shteteror merr dy rroga nga shteti. A eshte e drejte kjo? A eshte e bazuar ne ligj? Prandaj duhet nje zgjidhje radikale me qellim qe te kthehet reputacioni i humbur i bankes, por edhe te vine ne drejtim te saj njerez me integritet dhe te paster moralisht. Vendimi i keshillit eshte si, Kofini pas te vjelit, thot i shkreti popull. Po kush e degjon?

  • @Sallakja

    Nofkën e ke vënë Sallakja (sallak – në turqisht budalla) :-), por ato çka shkruan janë të esenca e respektimit të normës kushtetuese (neni 30), që “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.”, çka nënkupton edhe rastin kur i pandehuri mund të jetë realisht fajtor, e dëshmuar kjo me prova të pakundërshtueshme në dy shkallët e para të gjykimit, por sërish kjo fajësi është ende në fazën e pandehjes, derisa ta shprehet për të edhe gjykata e lartë.
    I pandehur është një individ që prokuroria e konsideron fajtor, por fajin mund ta ketë edhe prokurori që për një sërë arsyesh mund ta ketë marrë si të pandehur në mënyrë të padrejtë…
    Në fakt, çka shkruan ti është demokracia, përkundër kthehemi tek Enveri…

    • Pellazgu (tamam pellazg)
      Faleminderit per sqarimin e “holle” te ligjit.
      Ate nenin 30 e harroje gjithmone edhe se ne qytetin
      ku jetoj me takon pothuajse cdo dite tu shpjegoje ligjet
      studenteve te mi ne giurisprudenza.

      Ah,
      Ne ne Tirane, njerezve mengjarash u kemi thene sallaksh.
      Natyrishte duhet te perdoret edhe sot.
      Por ti nuk e di, e natyrishte nuk eshte faji yt, ti je pellazg.
      P.Sh.
      Maradona, Messi jane sallaksha.
      Edhe po te me degjosh mua, lere Turqishten
      Meru me ndonje gje tjeter p.sh………giardinaggio

  • ky keshill para disa ditesh sikur ishte kundera .Tani ata antare te ketij keshilli qe votuan kundra para disa ditesh duhet te perballen me drejtesine per mbrojtie te krimit e vjedhjes dhe abuzim me detyren.Vetem keshtu keshilli tjeter mund ti kryeje detyrat mire dhe sdo mbeshtete krimin dhe vjedhjen e radhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *