Shkarkohet drejtori i burgut të grave në Tiranë

Dita

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, sot është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të grave, Kadri Sula.

Shkarkimi i tij  erdhi pas kontrollit të kryer nga auditi i Drejtorisë së Përgjithshme, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës së drejtorit Sula. Këto shkelje janë edhe shkaku që detyroi shkarkimin e tij nga Drejtori i Përgjithshëm Artur Zoto.

Pak ditë më parë, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut të Sarandës, Korçës si dhe dha dorëheqje drejtori i paraburgimit 313, Sajmir Allushi, pasi rezultoi i dënuar disa vite më parë.

Share This Article
2 Comments
  • kur e arestuan ne ministrine e mbrojtjes u be suli, po e tradhetonte fytyra,dhee ndihmoji ministri naco ,djali i tetos dhe e nxori dhe beri drejtor burgu.
    bravo edi ,ish koloneli hajn u be drejtorburgu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *