Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon shkarkimet pas marrjes së detyrës. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, ndërsa në vendin e tij është emëruar Benet Beci.
Kush është Benet Beci?
Benet Beci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, dega Ekonomi Politike, në vitin 1987. Në vitin 2003 përfundon programin dy vjeçar “Master në Administrim Biznesi” (MBA) duke mbrojtur tezën “Sistemi bankar në tranzicion, tronditjet dhe mësimet”, pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Nebrasca-Lincoln.
Ai ka kryer edhe një sërë specializimesh te tjera brenda dhe jashtë vendit.
Fushat e specializimeve janë kryesisht në sistemin bankar dhe funksionet e institucioneve të kredidhënies, analizës financiare, manaxhimin e riskut dhe përcaktimin e normave të interesit, manaxhimin efikas të institucioneve mikrofinanciare, buxhetimin, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe modelimin e institucioneve financiare dhe të kreditimit.
Gjatë karrierës së tij, Benet Beci, numëron detyra të rëndësishme duke filluar nga ajo në Ministrinë e Transporteve, ku për 5 vite ka mbajtur detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve.
Më pas, në vitin 1992 ka punuar në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë).
Nga viti 1993 deri në vitin 2005 Beci ka punuar në institucione financiare të ndryshme si Banka Kombëtare Tregtare, Fondi i Financimit Rural, dhe Unioni i Shoqatave të Kursim Kredisë. Po ashtu ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë.
o.j/dita

KESH, OSHEE, OST etj, jane disa institucione qe duhen te rinovohen me specialiste, ing perkates dhe te afte sa me shpejt
Nuk mund te vazhdojne keta drejtues qe se bashku me stafin e tyre abuzojne me menyra nga me te ndyrat.
Ministres Balluku , bravo i qofte qe po largon keta abuzues. Shpresojme te sjelli specialiste
Bravo ministre qe po shkarkon te korruptuarit,por kujdes ne emrime,se ka te tjere me te mire,socialiste te ndershme dhe te afte,se ky Beneti qe ka kullotur ne te gjitha krahet e politikes. Po te tjeret ministra c’presin qe nuk bejne shkarkimin e drejtoreve te korruptuar ne DAR e qarqeve dhe te ALUIZNI-t.Apo akoma nuk jane fryre mire??????
mire e ke ti o inxhinier qe duhen specialiste por shpresojm mos jene edhe ata hajdutet e paradhenies 40 % menjeher
Ujku ujku bertasin te gjithe po ky Beneti ka bere dhe ben kerdine….saraje te kushtueshme, prona, ferma , llogari . Eshte i zoti ne llojin e qingjit qe pi cicen e Saliut dhe pastaj gojore sumes se Edvinit….pa drame pa qejfmbetje me buzeqeshje. Kurse per kete punen e drejtorit te KESH ben mire te filloje stervitjen me sapun
ju thoni:-hoj,hoj te gjithe njesoj?atehere te marrim ca specialiste te ndershem nga zululandi.ose,ti mbyllim fare ,se vjedhin te gjithe.lumsi ne,lumsi ti,ku ke rene shqiperi.
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Te gjithe drejtoret te shkarkohen apo te “rinovohen ” por me me motivacion bindes , jo te kthehen keta drejtore me vendime gjykatash dhe ne pensionistet te paguajme gjobat qe i vendosen qeverise nga “shkarkimet e padrejta”.Une jam i mendimit qe drejtori i pare qe duhej shkarkuar te ishte ai Cela i OSHE, sepse po los me parat tona duke bere investtime lluksoze per zyra ne nji kohe qe ka vende ku rrjeti eshte ai i viteve ”70 kur u krye elektrifikimi i vendit nga PPSH!
A duyhet te ndryshoi ligji per nepunesin civil?Sot po behet”Revolucioni drejtesis” ku po kerkohet rrenja e pasurise,dhe me te drejte.Po per gjith keta nepunes qe kane patur keto poste :(ku parate e popullit kane shkuar ne drejtim te pa ditur)do te behet transparenc?Jemi kethyer si pashallaret e kohes se SULLTANIT.”HAFERIM NA QOFTE”o popull kot.
Te gjithe drejtoret te shkarkohen apo te “rinovohen ” por me motivacion bindes,jo te kthehen keta drejtore me vendime gjykatash dhe ne pensionistet te paguajm gjobat qe i vendosen qeverise nga shkarkimet e “padrejta”.Une jam i mendimit qe drejtori i pare qe duhej shkarkuar te ishte ai Cela i OSHE, sepse po loz me parat tona duke bere investime lluksoze per zyra ne nji kohe qe ka vende ku rrjeti eshte ai i viteve ”70 kur u krye elektrifikimi i vendit nga PPSH!.
Gimcja veri leje me Angjelina Vuksani dhe Anisa hoxhën apo i palloi